Neza: Partia e vulës e ka kuptuar se aty nuk ka vend për të gjithë, lufta është për karrige

18:38, 12/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Taske Force në Syri TV me moderatoren Sonila Meço ishte analisti dhe gazetari, Sami Neza.

Neza është shprehur se partia e vulës dhe personat që janë pjesë aty e kanë kuptuar se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të marrin më shumë se 2 deputetë.

"Zgjedhjet e 14 majit treguan që pushteti brenda këtij grupi aq të vogël është rrudhur më shumë, aq sa ka pushtet ky grup, nuk mund të mbajë një numër të madh deputetësh apo një numër të madh njerëzish brenda vulës.

Grupi i vulës, duke u nisur nga e gjithë përmbajtja e saj, nuk ka më shumë organikë se sa të nxjerrë dy deputetë. Basha do të përpiqet ta mbajë këtë grup sepse në zgjedhjet e 2025-ës do to nxjerrë një deputet ose dy, kurse pjesa tjetër nuk ka asnjë vend dhe ata e kanë kuptuar. Ata kanë qëndruar aty duke pasur shpresë se nëpërmjet mekanizmit të vulës do të ruanin një pjesë të mirë të elektoratit.

Votat për kandidatin e Tiranës kanë treguar që edhe vota e gabuar nuk ka qenë shumë e madhe jo më shumë 1-2%. Kjo tregon se ata nuk arritur të akumulojnë pushtet përmes vulës dhe simbolika mund t'i japë më shumë më pak se sa ata kanë menduar në zgjedhjet e tjera".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco