Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Berisha: Një kryeministër që nuk do të dorëzojë pushtetin, rrëzohet me protesta dhe vetëm me protesta

Berisha: Një kryeministër që nuk do të dorëzojë pushtetin, rrëzohet me protesta dhe vetëm me protesta

12:50, 10/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, përsëriti sot se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

“Por nga ana tjetër, cila është zgjidhja?

Shumicë demokratësh dhe jodemokratësh, mendojnë se PD ka nevojë për një proces hapje të madhe dhe riorganizimi dhe unë jam plotësisht dakord me ta dhe i garantoj se personalisht do bëj çdo gjë në këtë proces.

Dhe është punuar, ka jo pak njerëz që nuk e kuptojnë se PD-në e shpëtoi hapja, e shpëtuan primaret, e shpëtoi institucioni i kandidatëve të lirisë, përndryshe ajo do ishte arkivuar në memorien e njerëzve.

Ky institucion i ri i krijuar tërhoqi në kushtet më të jashtëzakonshme votat e 500 mijë shqiptarëve.

Nga ana tjetër, e vërteta është se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje dhe nëse nuk përballemi, ky, pasi e ka shpallur Kodin Zgjedhor një kinezëri, me votë nuk ikën kurrë nga pushteti.

Si ish-kryeministër ju garantoj se në rast se një kryeministër vendos të mos dorëzojë pushtetin, me votë atij pushteti nuk i merret. Nuk i merret sepse ai ka në dorë dhe disponon mekanizma gjigante me të cilat kontrollon pamëshirshëm votën e qytetarëve.

Imagjinoni për një moment këto zgjedhje, një industri gjigante e blerjes së votës. Vetëm me vendime qeveritare u shpërndanë gjatë fushatës, bonuse dhuratë për 683 mijë pensionistë dhe 180 mijë punonjësve iu rritën rrogat.

Nuk ndalem këtu në qindra milionë euro të shpërndara nën dorë. Vetëm partia e Doshit u rrit me 310 përqind, kur Doshi u garantoi se nuk ka shpërndarë as një të dhjetën e parave që ka shpërndarë Edi Rama.

U ndala për të tërhequr arsyetimin dhe vëmendjen tuaj se një kryeministër që nuk do të dorëzojë pushtetin, rrëzohet me protesta dhe vetëm me protesta. Dhe unë i qëndroj këtij parimi,” tha Berisha.

“Unë mbetem plotësisht dakord që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje dhe se protesta paqësore, përfshi mosbindjen civile, të cilën Mahatma Gandi e quan të shenjtë, janë vendimtare për shoqërinë shqiptare dhe kombin shqiptar," tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pr budallenj na dini?10/06/2023 14:25

Akoma do të vazhdosh të mashtrosh shqiptarët o doktor? Ore zotëri, keni disa palë zgjedhje që thua na i vodhi e na i bleu Rama. Të shohim zgjedhjet e tjera, se po i vodhi ato do ketë protesta dhe vetëm protesta që do e rrëzojnë. Nuk keni më shance të vazhdoni këtë përrallë, që të vazhdoni me gënjeshtra KÇK sa të kapni edhe ca poste për deputet në 2025. 14maji 2023 ishte prova përfundimtare. Nuk ka më, nuk mban më ujë pilafi. O nxirre tani popullin në rrugë përditë me sheshet plot fuqishëm, duke kundërshtuar farsën zgjedhore që pretendon, ose shkoni pirdhuni. Budallenj i dini shqiptarët?! Nuk u ngopët duke gënjyer? Latë nam! Këshilltarë në bashki në Tiranë, Beti Njuma, Avokat G.Gjokutaj, A.Kepi. etj. Dhe gazetarët që keni nëpër media apo avokatët që dalin si analistë janë militantët tuaj. Kjo është meritokracia juaj? Media dhe drejtësi e kapur dhe militante? Më thoni një gazetar të pavarur që ju jep të drejtë juve të foltores, që beson te ju se jeni zgjidhja për Shqipërinë? Me këto mend, në zgjedhjet e tjera do dilni gropë.

Shto koment

Denonco