Perëndimi dhe Kurti e injorojnë/ Rama kërkon protagonizëm dhe flet për armiq

Perëndimi dhe Kurti e injorojnë/ Rama kërkon protagonizëm dhe flet për armiq

19:50, 09/06/2023
A+ Aa A-

Vendet perëndimore, përfshirë këtu SHBA, Gjermaninë dhe Francën vendosën të heshtin në lidhje me një propozim që bëri Edi Rama për Asociacionin në Kosovë.

Agjencia e Brukselit, EurActiv shkruan se BE dhe Perëndimi kanë vendosur të ‘qepin gojën’.

Por i gjendur në këtë injorim total jo vetëm nga Perëndimi, por edhe nga qeveria e Kosovës, Rama vazhdon të kërkojë protagonizëm, duke bërë një reagim vetë online.

Në postimin e tij, Rama vazhdon e flet për armiq.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!” shkruan Rama.

Kujtojmë se opozita shqiptare tha se drafti i Ramës është shkruar nga Aleksandër Vuçiç.

Kurse politika në Kosovë e ka përqeshur më së shumti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco