Perëndimi injoron draftin e Ramës/ EurActiv: Heshtje nga SHBA, BE, Franca dhe Gjermania

Perëndimi injoron draftin e Ramës/ EurActiv: Heshtje nga SHBA, BE, Franca dhe Gjermania

19:40, 09/06/2023
A+ Aa A-

Perëndimi injoron draftin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për çështjen e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Agjencia e Brukselit, EurActiv shkruan se ka një heshtje totale nga SHBA, BE, Franca dhe Gjermania.

“Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka hartuar një draft për bashkësinë e komuniteteve serbe në Kosovë. Megjithatë Komisioni Europian, SHBA, Franca dhe Gjermania nuk kanë komentuar ende për përmbajtjen e tij,” shkruan agjencia.

Më herët, një zëdhënës i BE e shpërfilli këtë draft, duke thënë se diskutimet bëhen vetëm përmes kornizës së dialogut.

Agjencia e Brukselit shkruan se propozimi i Ramës është pritur me kritika nga politika kosovare. Kurse qeveria e Albin Kurtit nuk ka reaguar. Vetë Kurti ka thënë në parlament se ai u ka propozuar ndërmjetësve një draft vizion të bazuar mbi modelin kroat.

“Ambasadat gjermane dhe franceze në Shqipëri refuzuan të komentojnë draftin dhe Komisioni Europian nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Megjithatë, një zëdhënës i qeverisë gjermane konfirmoi se një dokument iu ishte dorëzuar atyre, por se përmbajtja e tij mbetet konfidenciale.

Sa i përket Francës, një burim i njohur me negociatat në vazhdim tha se Franca mbështet planin e saj dhe nuk do të komentojë më tej për këtë çështje,” shkruan agjencia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco