A do mbesë sërish në sirtar Avokati Popullit

A do mbesë sërish në sirtar Avokati Popullit

16:59, 09/06/2023
A+ Aa A-

Sot Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, ka marrë në shqyrtim të gjitha kandidaturat e paraqitura dhe që  kanë shprehur interesin për pozicionin e Avokatit të Popullit. Komisioni i Ligjeve ka pranuar verifikimin paraprak të bërë nga administrata e Kuvendit dhe në përfundim ka vendosur se kandidaturat e paraqitura plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për të qenë Avokat Populli, duke bërë dhe vlerësimin e meritës së gjithë secilit prej tyre.

Sipas parashikimeve të ligjit për Avokatin e Popullit dhe nenit 111 të Rregullores së Kuvendit, Kryetarja e Komisionit të Ligjeve zonja Klotilda Bushka, bëri të ditur se lista e të 15 kandidaturave të kualifikuara sëbashku me Raportin e Komisionit të Ligjeve për vlerësimin e meritës për secilin prej tyre, do tu përcillen brenda ditës së sotme grupeve parlamentare dhe të gjithë deputetëve të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë, për të dhënë mbështetjen e tyre për kandidatët preferencial sipas kërkesave të ligjit.

Sipas parashikimeve të ligjit, kandidatët që marrim mbështetjen e minimalisht 28 nënshkrimeve të deputetëve, do të përfshihen për seancë plenare për votim. Kushtetuta dhe ligji nuk diktojnë nëse kjo mbështetje jepet nga deputetë mazhorance apo opozite, por tradita e ndjekur tregon se mazhoranca ka toleruar duke pranuar kandidatura të propozuara nga deputetët e opozitës.

Nuk dihet se sa kohë i është lënë deputetëve dhe grupeve parlamentare opozitare për të ofruar mbështetjen e tyre për kandidaturat e kualifikuara, çka mund të duket si një tjetër manovër politiko-proceduriale që ky proces të zgjatet sërish, ashtu si ndodhi dhe herën e parë, ku në korrik 2022 kandidaturat e kualifikuara, u përfshin për votim në seancën e fundit plenare 22 dhjetor 2022, që përfundoi me rrëzimin e të dy kandidaturave të ngelura në garë, ndërkohë që shumë prej deputetëve të opozitës të udhëhequr nga zoti Alibeaj në orët e fundit përpara votimit, tërhoqën mbështetjen nga një pjesë e mirë e kandidaturave në konkurim.

Kujtojmë që Avokates së Popullit znj. Erida Ballanca i ka përfunduar mandati prej 20 qershroit 2022.

Lista e kandidateve që janë kualifikuar sot dhe që konkurojnë për postin e Avokatit të Popullit, janë:

  

Ahmet Premçi

 

Alket Jaupi

 

Besim Ndregjoni

 

Bledar Dervishaj

 

Dardan Mustafaj

 

Drita Avdyli

 

Edison Frangu

 

Endri Papajorgji

 

Erald Aga

 

Ilirjan Rusmali

 

Lefterije Lleshi

 

Robert Gajda

 

Sokol Hazizaj

 

Tartar Bazaj

 

Vitore Tusha

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco