KAFE SHQETO/ Korreshi: Berisha është i vetmi që mund të bashkojë PD-në, kam kohë që …

12:17, 08/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, deputeti demokrat Saimir Korreshi ka deklaruar se Sali Berisha është i vetmi person që mund të bashkojë Partinë Demokratike.

Gjithashtu Korreshi u shpreh se i ka kërkuar Gazment Bardhit që të takohen me Sali Berishën pasi qëllimi kryesor ësthë bashkimi i demokratëve.

Korreshi: Bashës kam një dy vjet që as më çon as i çoi dhe s’kam ndërmend ti çoj, por Berishës po do ti çoja siç kam bërë dhe herë të tjera se është i vetmi person që mund të bashkojë PD dhe e kam thënë me bindje. Nëqoftëse thosha deri dje Enkelejdi se ishte sot ka një njeri që mundet te ky grupi, që zoti Bardhi dhe zoti Berisha duhet të bisedojnë. Grupi Parlamentar duhet të bëjë një mbledhje urgjente me të gjithë të përfshirë.

Pyetje: A është kjo një shpresë apo një paralajmërim pra Bardhi mund të kërkojnë një takim me Berishën?

Korreshi: Me thënë të drejtën unë e kam ngritur në grup parlamentar vazhdoi ta kërkoj një gjë të tillë edhe nëpërmjet televizioneve por edhe direkt se duhet të kemi kthjelltësi po mo duhet takuar ai burri atje, duhet me i rënë dera, jo për të vajtur ne që ta quajmë vajtëm te Saliu, sepse pjesa tjetër e përdori këtë pjesë që këta ikën te Saliu, në qoftë se kishte një rritim ishte se këta po ikin te Saliu, nuk partia as parti Saliu as Saliu parti, unë e kam logjikuar se ne duhet të bashkojmë demokratët me të gjitha format dhe mënyrat, duhet të bashkojmë demokratët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco