Skandal/ Rama propozon një draft për Asociacionin në Kosovë pa pyetur Kurtin

Skandal/ Rama propozon një draft për Asociacionin në Kosovë pa pyetur Kurtin

11:47, 08/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, doli në një konferencë për shtyp sot, për të deklaruar se u ka propozuar Gjermanisë dhe Francës një draft për Asociacionin e Kosovës, pa pyetur fare kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Edhe njëherë, Edi Rama dënoi qëndrimin e deritanishëm të qeverisë së Albin Kurtit sa i takon tensioneve në veri të Kosovës.

“Situata në veriun e Kosovës po merr fatkeqësisht përmasat e një tragjedie politike për Republikën e Kosovës. Deklaratat e aleatëve tanë strategjikë janë gjithnjë e më shumë alarmante dhe është e pakuptueshme arsyeja e ngurrimit të autoriteteve të Kosovës për zbutjen e një situate ku dukshëm e humbura e madhe është Kosova.

Serbia po bën atë që ka bërë edhe herë të tjera, ndërsa Kosova po bën diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë dhe si kurrë më parë po fajësohet botërisht nga të gjithë aleatët e kombit shqiptar.

Në kushtet kur marrëdhëniet e aleatëve me Kosovën po marrin gjithnjë e më shumë tone ultimative, unë jam këtu për të ndarë me ju një fakt të panjohur deri më sot. E kam ditur me kohë që nyja e dialogut do të ishte Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe bindja ime është që asnjëra nga palët nuk e do Asociacionin dhe do të bëjë çmos ta shtyjë në pafundësi, duke mbajtur të hapur krizën me lloj-lloj artificash. Besoj se krijimi i tij është çelësi për të hapur derën e afirmimit ndërkombëtar të Kosovës, njohjes së saj nga të gjithë, e uljes së saj në OKB dhe të gjitha forumet ndërkombëtare dhe e njohjes së ndërsjellë me Serbinë.

Dje i kam përcjellë Macron-it dhe Scholz-it një draft të Asociacionit, për të cilin kam vënë në dijeni edhe palën amerikane, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë, kur palët dhe në këtë rast për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës, nuk po merren dot vesh as se kush duhet ta shkruajë këtë tekst, jo më se çfarë duhet të ketë teksti.

Është dokument konfidencial, që nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale, por ju siguroj që është dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit”, tha Rama.

VIJON

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco