Vangjush Dako mbërrin në GJKKO për t'u njohur me masën e sigurisë

Vangjush Dako mbërrin në GJKKO për t'u njohur me masën e sigurisë

10:07, 08/06/2023
A+ Aa A-

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka mbërritur në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t’u njohur me masën e sigurisë.

Vangjush Dako është arrestuar dy ditë më parë dhe po mbahet në ambientet e paraburgimit në bllokun e sigurisë në Tiranë. Ai akuzohet dy herë për shpërdorim detyre.

SPAK kërkoi arrestimit e Vangjush Dakos për shkak të ndërtimit të kateve shtesë pa leje të një pallati në qytetin e Durrësit në 2010.

Pallati u ndërtua pa leje dhe ishte planifikuar për 7 kate. Ish-kryebashkiaku firmosi lejen e tij në vitin 2014 teksa ishte bërë 11 kate. Gjithashtu studimi sizmologjik ishte bërë për vetëm 7 kate, duke vënë kështu në rrezik jetën e banorëve.

Episodi i dytë lidhet me tenderin e shëtitores së plazhit. Grupi i punës i ngritur nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili kishte detyrë të përcaktonte fondin limit për tenderin, rezulton se ka bërë gabim në llogaritje, duke e dhjetëfishuar vlerën dhe duke i shkaktuar dëm shtetit 18 milionë lekë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco