Denoncimi i SYRI TV/ SPAK nis hetimet për Majlinda Bufin

Denoncimi i SYRI TV/ SPAK nis hetimet për Majlinda Bufin

19:27, 07/06/2023
A+ Aa A-

Prokuroria për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar procedim penal për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin, lidhur me materialet filmike të publikuara në SYRI TV.

Burimet konfirmojmë thirrjen nga SPAK të shtetases Nikoleta Vesho, sanitare e një shkolle 9-vjeçare, e cila kërcënohej nga Bufi.

Veshos i kërkohet të japë deklarimet e saj para oficerëve të BKH-së lidhur me ngjarjen e dokumentuar përmes pamjeve filmike të transmetuara në emisionin "Piranjat", ku dëgjohet që kryebashkiakja i bën presion pastrueses për vendin e punës dhe i jep këshilla se më kë duhet të shoqërohet.

Partia Demokratike, e përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, bëri një kallëzim penal në SPAK ndaj kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufit, më 9 maj.

Kallëzimi është bërë për dy vepra penale nga ana e znj. Bufi: “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco