Berisha: Gjushi shkoi si ai në vresht për kokë të Tahirit. E meriton plotësisht se është kriminel elektoral

Berisha: Gjushi shkoi si ai në vresht për kokë të Tahirit. E meriton plotësisht se është kriminel elektoral

13:59, 07/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, kishte një mesazh sot në mbledhjen e grupit parlamentar edhe për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i cili u arrestua ditën e djeshme.

“Organet e drejtësisë janë në kontroll të plotë të qeverisë. E ka marrë vesh çdo shqiptar se në Shqipëri ka drejtësi me regji dhe regjisori i saj është Edi Rama.

Çdo ditë fakton dështimin e plotë të reformës së Sorosit në Shqipëri.

Lirohet pas kërcënimeve serioze që i bëri Edi Ramës, Saimir Tahiri. Arrestohet njësoj si në romanet e Markezit, Gjush Dako.

Njoftohet arrestimi i tij 4 ditë përpara. E bënë këtë për t’ia dhënë mafies në Dubai, ata e dinë.

Por një mandat që përflitet 4 ditë rresht, dëshmon se çdo gjë ka këtu, por drejtësi nuk ka.

Megjithatë, Gjushit një fjalë do i them, shkove si ai në vresht për kokë të Tahirit. E meriton plotësisht se je kriminel elektoral i dosjes 339.

Por nuk është dënuar për këtë ai, as për pallatet që kushtuan dhjetëra jetë njerëz, u zgjodh me lezet padia për falsifikim dhe shpërdorim detyre.

Megjithatë është se shkove si ai në vresht për kokë të Saimir Tahirit dhe mirë ta bënë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco