FOTO/ Darvin Zalla dhe Dorian Protoduari, huliganët e Lulzim Bashës që dhunuan deputetët e PD-së

FOTO/ Darvin Zalla dhe Dorian Protoduari, huliganët e Lulzim Bashës që dhunuan deputetët e PD-së

13:39, 07/06/2023
A+ Aa A-

Dy prej huliganëve të Lulzim Bashës që dhunuan deputetët e PD-së gjatë mbrëmjes së djeshme janë Darvin Zalla dhe Dorian Protoduari.

Ngjarja e rëndë u regjistrua gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë së vulës, ku disa prej banditëve nën komandën e Florenc Hoxhës, sulmuan deputetët demokratë në orët e vona të natës, vetëm se ata nuk pranuan që në krye të PD-së të kthehet Lulzim Bashës.

Darvin Zalla dhe Dorian Protoduari nuk janë emra të panjohur, pasi ky i fundit është një nga dhunuesit në ngjarjet e 8 janarit 2022 në selinë e PD-së, ku bashkë me të tjerë mercenarë goditën me shkopa bejsbolli dhe gaz lotësjellës demokratët të cilët donin të hynin në selinë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco