VIDEO-SYRI TV/ Degradon Mbledhja e Kryesisë, njerëzit e Bashës dhunojnë deputetë e gazetarë

12:52, 07/06/2023
A+ Aa A-

Ka degraduar në dhunë të paprecedentë mbledhja e kryesisë së grupimit “Basha-Alibeaj”. Njerëzit e Lulzim Bashës, kanë dhunuar verbalisht, kërcënuar dhe fyer deputetet të cilët kundërshtuan hapjen e menjëhershme të garës për kryetar të partisë së vulës. Viktima të dhunës dhe kërcënimeve ranë deputetët 7 deputetë ndërkohë që nuk u kursyen as sulmet vulgare ndaj gazetarëve që po ndiqnin mbledhjen. Njerezit e Lulzim Bashës ushtruan presion ndaj anëtarëve të kryesisë në ambientet e brendshme dhe të jashtme të zyrave  nga ku ofendonin ata që ishin kundër  hapjes së garës për caktimin e kryetarit.

SYRI TV

Mbledhja e Kryesisë së grupit “Basha-Alibeaj” degradoi në dhunë verbale e fizike nga ana e njerëzve të Lulzim Bashës ku viktima ishin deputetët dhe gazetarët. Mbledhja e nisur pasditen e së martës u shoqërua me tensione e debate të ashpra teksa në orët e para të mëngjesit agravoi deri në përplasje fizike. Gjatë gjithë mbledhjes njërëzit e Bashës, tentuan të ushtronin presion ndaj anëtarëve të kryesisë duke hapur herë pas here derën e mbledhjes nga ku ofendonin ata që ishin kundër hapjes së garës për caktimin e kryetarit.

Grupi i njerëzve që mbështesin Bashën kërkonin të impnonon me çdo kusht çeljen e garës, ndërsa klima e tensioneve detyroi fillimisht deputetët Gazmend Bardhi, Dashnor Sula dhe Dhurata Çupi të braktisin mbledhjen. Kjo duket se ka tensionuar edhe më tej mbeshtetësit e Bashës që shërthyen në ofendime ndaj tyre, duke mos u kursyer as familjarët.

Më pas nga mbledhja u larguan edhe Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati dhe Helidon Bushati të cilët u përballën me sulme verbale dhe kanosje nga njerëzit e Bashës. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, nëse nuk do ishin mediat e pranishme 4 deputetët do të përfundonin të dhunuar.

Ndërkohë njerëzit e Lulzim Bashës nuk kanë kursyer edhe gazetarët që po ndiqnin nga afër zhvillimet. Gjuha shantazhuese, presionet dhe fyerjet ndaj gazetareve ishin të paprecedenta.

Burim i tensioneve dhe sulmeve të paprecedenta ndaj deputeteve ishte kundërshtimi i tyre për hapjen e garës për kryetar të vulës. Kryesia, pas 8 orësh mbledhje të tensionuar, mori një vendim për hapjen e garës së menjëhershme për kryetar dhe mbajtjen e zgjedhjeve në 29 korrik. 17 anëtarë të kryesisë, me në krye Enkelejd Alibeajn votuan pro çeljes së garës, kundër votuan 2 anëtar, 3 abstenuan, ndërsa refuzuan të votonin deputetet Gazmend Bardhi, Dashnor Sula, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dhurata Çupi, Bledjon Nallbati dhe Lefter Gështenja.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco