Salianji sulmon Bashën: Langaraq me Ramën, gangster me demokratët që e mbështesin!

Salianji sulmon Bashën: Langaraq me Ramën, gangster me demokratët që e mbështesin!

12:05, 07/06/2023
A+ Aa A-

Nga Ervin Salianji

Siç e kam paralajmëruar prej më shumë se një viti, LB nuk është larguar asnjë ditë, ka përdorur truke për t'u zvarritur pavaresisht se nuk ka as mbështetje, as elektorat dhe as parti!

E vetmja risi nga e djeshmja ishin pamjet e dhunshme! Pamjet me dhunë verbale, presion, shantazh dhe fyerje ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe, por që e kanë mbështetur maksimalisht LB, tregojnē katandisjen e një njeriu qē u mbështet si shpresa e PD dhe përfundoi në fatkeqësinë e demokratëve!

Dhuna e insipruar nga LB ndaj demokratëve bëhet dhe më e rëndë kur mendon që për 10 vite me radhë sjellja ndaj Ramës dhe bandave të tij ka qënë prej të përuluri si langaraq!

Sjellja prej despoti, tentativa për pronësinë e kolibes, dhuna, gjuha dhe veprimet bien ndesh me vlerat perëndimore dhe euroatlantike, përfaqësojnë hiç më pak se putinizimin e kulturës politike!

Demokratët duhet të ndahen me forcë nga kjo sjellje që po vazhdon të dëmtojë shpresat e demokratëve dhe të shoqërisë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco