Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Hoxha: ‘Xhuxhi’ di shumë gjëra për ata lart nëse pendohet! Çunat e Dubait janë shqetësuar

Hoxha: ‘Xhuxhi’ di shumë gjëra për ata lart nëse pendohet! Çunat e Dubait janë shqetësuar

19:12, 06/06/2023
A+ Aa A-

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas urdhër-arrestit nga SPAK për Vangjush Dakon. Ai thotë se e kishte paralajmëruar “xhuxhin”, por ai nuk ë dëgjoi. Hoxha thotë se Dako është “peshk i madh” dhe se di shumë për “ata lart”, e për këtë duhet të mbahet mirë.

“’Xhuxhi’ di shumë gjera për ATA lart. Nuk është “peshk i vogël”, prandaj mbajeni mirë… Nëse pendohet, do bëjë atë që nuk po e bëjmë dot me zgjedhje, rotacionin politik në qeverisjen e vendit”, shkruan Hoxha.

Më herët, ai shkroi se edhe ‘çunat e Dubait’ janë të shqetësuar.

“Më mori në telefon dje një nga ata të Dubait…

Çfarë ndodh- më tha- nëse pendohet Vangjush Dako??!!

Ik more shejtan- i thashë.

Larg qoftë!!!!

Po bëri vaki kjo gjë, rrëzohen 6 qeveri në Amerikën Latine, ndërrohen bosët e Ndragetes në jug të Italisë dhe shpërthen Lufta e Tretë Botërore mes Sukthit, Spitallës dhe Xhafzotajt,” shkruan gazetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kolk06/06/2023 19:23

Po ça thu kshu more Tan per Gjush akulloren ... ku di gje ai nga keto gjera Ai e di qe heshtja eshte flori per me teper qe omerta eshte edhe deviza e percjell nga Udhejeqesi ose Duçja ...

Shto koment

Denonco