Berisha: Vetëm një rrugë ka që Rama të mos blejë votat - protesta, vetëm protesta!

Berisha: Vetëm një rrugë ka që Rama të mos blejë votat - protesta, vetëm protesta!

17:35, 06/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka tërhequr vëmendjen sot në rrjetet sociale duke publikuar nga fragment nga fjalimi i tij i fundit në parlament, ku thekson katër herë me radhë se “ka vetëm një rrugë” për të fituar kundër qeverie dhe ajo është protesta.  

Më 5 qershor, kur Berisha denoncoi nga foltorja e Kuvendit, farsën elektorale të 14 majit, nuk u mjaftua vetëm me kaq, por dha edhe rrugëdaljen që shqiptarët të dalin nga ngërçi.

“Është kjo ushtri e zgjedhësve fantazmë, që u përdor masivisht për të mashtruar rezultatin e zgjedhjeve më 14 maj, krahas faktorëve të tjerë, - tha Berisha. - E denoncoj këtu në parlament këtë batërdi elektorale, këtë farsë për t’u thënë shqiptarëve se ka vetëm një rrugë që ju të votoni të lirë, ka vetëm një rrugë që Edi Rama të mos blejë me paratë tuaja publikisht votën, ka vetëm një rrugë që Edi Rama të mos blejë me para nën dorë, qindra milionë euro vota, ka vetëm një rrugë që Edi Rama të mos përdorë zgjedhësit fantazmë kundër jush për ta shkelmuar vullnetin tuaj dhe kjo rrugë është: Protesta, protesta dhe vetëm protesta!”  theksoi ai.    

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco