Nikolla: Shqipëria po humb identitetin kombëtar nga emigracioni

17:08, 06/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko ishte aktivisti dhe anëtari i Barin Grain në PD, Daniel Nikolla.

Nikolla është shprehur se vendi ynë po rrezikon të humbasë atë që quhet identiteti kombëtar dhe kjo është një pasojë që  do ti kushtojë shumë Shqipërisë.

"Mua më vjen çudi që ne po komentojmë studimin e kryer nga një qeveri e huaj në veriun e Shqipërisë, mua kjo më kujton atë anketën që u bë nga janari nga qeveria ku ishin 12 pyetje dhe brenda saj kishte tre alternative dhe në asnjë prej tyre nuk ishin të drejtuar nga emigracioni.

Nuk ka asnjë anketë serioze në Shqipëri ku mos të ketë një opsion të katërt, dhe ën fakt në atë kohë ajo anketë ishte e fokusuar te amnistia fiskale. Problemi më i madh është largim i i forcës punëtore të kualifikuar nga Shqipëri, dhe këtu potencialisht do të ketë një rimbushje të vendin me emigrantë të tjerë.

Ajo që është problemi më i madh është se ne nuk kemi një axhendë për ta mbajtur vendin tonë të mbushur me atë që quhet identitet kombëtar dhe më tej për të ndarmarrë politika reale dhe konkrete që të rikthej këdo që ka lidhje ose interesi me vendin.

Ne kemi vende si Serbia dhe Hungaria që kanë marrë nisma reale që të riktheje në vend njerëz të kualifiakur dhe të shtojë popullsinë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco