Nunaj: Studimi i ambasadës britanike nxjerr në pah plagët e emigracionit në veriun e Shqipërisë

16:53, 06/06/2023
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko ishte ekspertja dhe pedagogen e ekonomisë, Teuta Nunaj.

Nuna është shprehur se studimi i realizuar nga ambasada britanike në veriun e Shqipërisë  ka nxjerrë në pah eksodin e madh që ka prejur vendin dhe problemet që po has ekonomia jonë për të mbajtur ekspertët e saj.

"Kemi të bëjmë për herë të parë me një studim të mirfilltë për të pyetur realisht se çfarë po ndodh, dhe që ne të kuptojmë se çfarë ndodh në realitet, në të tilla raste nëse do ti referohemi të studiuarit shkencërisht do të thotë që të pyesim ata individë që duan të emigronjë dhe ne duke identifikuar problematikën dot gjejmë shkaqet dhe shkaqet më pas do të na çojnë në zgjidhjen e problemit.

Deri tani ne kemi pasur faktik faktin që emigrantët largohen për në Britaninë e Madhe dhe përse zona verilindore edhe për faktin që kemi një bazë të rëndësishme të emigrantëve që e kanë parë Britaninë prej vitesh dhe janë stabilizuar me punë kanë filluar të tërheqin të afërmit. Duke qenë se qarku i Kukësit është më pak e zhvilluar dhe ka më pak hapësira ekonomie i ka detyruar të rinjtë që të largohen për në emigrim.

At shohin emigrimin se të afërmit kanë krijuar një bazë të sigurt në Londër dhe të ardhurat sigurohen më lehtë atje dhe marrin shumë herë më shumë se do të përfitonin në Tiranë ose Kukës.

Ne aktualisht kemi filluar të ndjejmë e emigracionit sepse jemi në stadin e ekonomisë në zhvillim dhe kjo ekonomi ka nevojë për individë të kualifikuar, sepse nuk ka lënë njeri pas që ta mbulojë punën e tij. Ndaj ne aktualisht po ndjejmë pasojat dhe nuk jemi marrë për të zgjidhur këtë problem të madh që ka prekur vendin tonë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco