Lela: Ajo që pritet të dalë për 14 Majin, jo masakër, por e pahasur në botë që nga Briri i Artë deri në Vladivostok!

21:50, 05/06/2023
A+ Aa A-

Peka: "Shqipëria, post zgjedhjeve të 14 Majit" dhe ... nga Basha tek Alibeaj; pas Alibeajt ka dalë një grup tjetër, Tabaku e me këtë trend do t’i vijë radha edhe Xhelal Mziut të sillet si kryetar i Partisë Demokratike.”

Një nga të ftuarit e "Çim Peka LIVE" mbrëmjen e së hënës ishte z. Alfred Lela, drejtori i Zyrës së Shtypit në PD, i cili deklaroi gjatë emisionit se beteja politike për zgjedhje të lira vazhdon dhe paralajmëroi “se ajo që ne po shohim këto ditë dhe së shpejti do ta kenë edhe ndërkombëtarët, edhe mediat... është jo termi që përdor Sali Berisha - farsë, jo terma që janë përdorur vazhdimisht për zgjedhjet – masakër, kasaphanë, përçudnim e me radhë - por është një shkalle të pahasur ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve kudo në botë, që nga Briri i Artë e deri lart në Vladivostok!"

Alfred Lela e bëri këtë njoftim gjatë debatit me analisten Iris Luarasi që në nisje të diskutimit për “Shqipërinë e pas zgjedhjeve të 14 Majit”, në një tryezë ku ishin të ftuar edhe z. Baton Haxhiu dhe z. Gent Strazimiri.

Alfred Lela - Pekës: Për zgjedhjet (të flas) apo për post-Gaz Bardhin?!

Çim Peka: Për gjithë debatin!

Alfred Lela: Shiko, unë jam edhe Genti, edhe Strazimiri gjithashtu. Për fat të mirë dhe për fat të keq, jemi pjesë e një grupi aty në PD që i sheh, pra, që jemi dëshmitarë (s’po them jemi të dorës së tyre, sepse të dorës së parë janë ata që kanë parë kur ka ndodhur, teksa ka ndodhur, ajo që ka ndodhur me zgjedhjet). Është pamje që nuk ke çfarë të bësh tjetër. Mund të zgjedhësh, po të marrim si aksiomë atë që thotë Irisi që mos iu tregoni të vërtetën njerëzve, se i dekurajoni...

Iris Luarasi: Nuk thashë mos i tregoni! Një sekondë, ku e thashë unë këtë gjë?!

Alfred Lela: Pse ua thoni...

Iris Luarasi: Nuk mund të vesh në gojën time që t’i them njerëzve gënjejini ju njerëzit. S’e them kurrë këtë. Thashë bëni beteja politike, se po bëni luftë disfatiste.

Alfred Lela: Pse, beteja për votën, beteja për zgjedhjet nuk është politike?! Beteja për zgjedhje të lira nuk është politike?!  Ajo që ne po shohim këto ditë dhe së shpejti do ta kenë edhe ndërkombëtarët, edhe mediat, edhe juve, edhe ata që bëjnë sikur nuk shohin, sikur nuk kuptojnë, se ashtu u intereson, është jo termi që përdor Sali Berisha - farsë, jo terma që janë përdorur vazhdimisht për zgjedhjet – masakër, kasaphanë, përçudnim e me radhë, por është e një shkalle të pahasur ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve kudo në botë, që nga Briri i Artë e deri lart në Vladivostok.

Askund! Asnjëherë dhe do ta shihni e shpresoj të keni sy për ta parë dhe të thoni atë që shihni dhe jo atë që ju intereson për të thënë. Kaq kam për të thënë.

Kaq kam për të thënë për atë që do të pritet të dalë dhe të dëshmohet dhe njerëzit, publiku i gjerë ta shohë! Sepse, kjo të ndërtuarit e një Shqipërie “daneze”, ndërkohë që Shqipëria në të cilën jetojmë në daç në zgjedhje, në daç në demokraci, në daç në sjelljen ndaj kundërshtarit politik e të gjitha këto u përmendën, vula, marrja e vulës me forcë, të detyruarit, pra të shkuarit kundër vullnetit të lirë të forcave në një koalicion dhe të detyruarit e tyre, të zgjedhësh me forcë kryetarin, jo atë çka ata duan, po atë çka do pushteti dhe çka duan gjykatat është...

Iris Luarasi: Koalicioni ishte vendosur edhe para se të... Që do të shkonin bashkë Berisha me Metë, kjo ishte vendosur bashkë dhe s’kishte lidhje me vulën.

Alfred Lela:...ështe pafalshme! Shumë vetë në Shqipëri dhe përreth e falën, por është e pafalshme dhe bëjnë sikur nuk shohin shumë gjëra.  Një ndër gjërat   që bëjnë sikur nuk shohin është - e dini sa qindra mijëra vetëve ua ndërruan qendrat e votimit pa i lajmëruar, pa i pyetur?! Pa u thënë?! E dini që PD-ja ka çuar një padi në SPAK për këtë?!”/ar.sh/SYRI.NET

Në vazhdim, debati i plotë në emisionin Çim Peka LIVE në SYRI TV.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber06/06/2023 07:02

Kur mer "Spin Doctor " nga e Majta te pakten mer dhe nga e Djatha ekuivalentet e tyre! Pse komjon Cim Peka kur Syri kishte nje vecanti qe e bente me te parin. NUK SHIHET ME EMISIONI JOTE KOPJE E FEVZI SHOW SI SHUME TE TJERE.

Shto koment

Denonco