Përfundon rinumërimi në Rrogozhinë, ngushtohet rezultati

Përfundon rinumërimi në Rrogozhinë, ngushtohet rezultati

17:57, 05/06/2023
A+ Aa A-

Rinumërimi i votave për kryebashkiakun e Rrogozhinës ka përfunduar. Diferenca mes kandidatëve është 21 vota nga 30 që ka qenë më herët, por rezultati nuk ka ndryshuar.

Edison Memolla nga Partia Socialiste është i zgjedhuri i qytetarëve të Rrogozhinës edhe pas rinumërimit.

I gjithë procesi është ndjekur nga kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha.

Si përfundim, pas rivlerësimit të votave të vlefshme dhe të pavlefshme, Memollaj grumbulloi 5129 vota, ndërsa Hoxha 5108 vota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco