Bushkolaj: Pritet arrestimi i Dakos, SPAK po vepron shumë vonë

18:19, 05/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në SYRI TV me moderatoren Sonila Meçon ishte  gazetari i kronikës Elkier Bushkolaj.

Bushkolaj është shprehur se në korridoret e drejtësisë, po përflitet se pritet një arrestim i mundshëm i ish-kryetari të bashkisë, Durrës dhe një nga eksponentët më të fortë të PS, Vangjush Dako.

"Sa i përket Dakos është e njëjta klimë si ajo e Bllakos, ka një thashethemnajë dhe nuk ka asgjë zyrtare deri tani. Duhet të kemi parasysh që Dako është paraqitur kohët e fundit në SPKA për një ndërtesë në Durrës dhe e cila është dëmtuar nga tërmeti.

Dako është një person i cili ka drejtuar qytetin e Durrësit prej 12 vitesh dhe thirrjet e tij në SPAK ka një domethënie e duhet që të presim nëse institucionet do të vihen në lëvizje.

Kam përshtypjen se SPAK ka që në 2019 që po flitet për një arrestim të Dakos dhe kur flasim për Durrësin duhet të kemi parasysh se është një zonë ku krimi i organizuar ka një impakt të jashtëzakonshëm dhe nëse do të ishte arrestuar ai duhet të bëhej në kuadër të dosjen 339.

Të gjithë e dimë se si u katandis ajo dosje dhe në kuadër të asaj që tha Aveniri për punët e mira të SPAK, por nuk duhet të harrojmë se kjo drejtësi u mor edhe me ata person të cilët kishin ndërruar jetë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco