VIDEO/ Avenir Peka: Edi Rama drejton vetë ndjekjet penale dhe hetimet që bën SPAK

18:17, 05/06/2023
A+ Aa A-

Drejtuesi i departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Peka, i ftuar në ‘Task Forcë’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar hetimet që ka bërë SPAK. Peka u shpreh në studio se, rezultatet e prokurorisë së posaçme janë shumë të dobëta.

‘Edhe sikur mrekullira të bëjë SPAK, përsa kohë kryeministri paralajmëron veprimet e tyre, nuk më ngjallin asnjë ndjenjë pozitive’, u shpreh Avenir Peka.

‘Shqipëria, Tirana është vend i vogël dhe është vend që nuk mban dot sekrete. Do të them se ngjarjet që kanë ndodhur, aferat korruptive që kanë ndodhur, stili i jetesës i drejtuesve të lartë, të gjithë e japin mundësinë për premisën që SPAK të ketë një sukses të jashtëzakonshëm, gjë që në realitet nuk ndodh.

E dyta është se, fakti që kryeministri paralajmëron se çfarë do të ndodhë me arrestimet, lirimet, ndalimet, ndjekjen penale, do të thotë se dirigjenti i të gjithë ndjekjes penale, të paktën përsa i përket SPAK, është kryeministri, vetë personalisht, apo nëpërmjet njerëzve të tij.

Edhe sikur mrekullira të bëjë SPAK, përsa kohë kryeministri paralajmëron veprimet e tyre, nuk më ngjallin asnjë ndjenjë pozitive. Pa futur pastaj se kush kanë qenë iniciatorët e SPAK. Në faqen e parlamentit të Shqipërisë, në shtator të 2015 ka pasur një grup deputetësh të PS-së, një grup prej 28 deputetë, të cilët janë iniciuesit e reformës në drejtësi. Ai dokument është zhdukur. Është zhdukur sepse tre personat, iniciues të reformës në drejtësi nga grupi i PS-së, janë persona që janë larguar nga parlamenti për shkak të reformës së dekriminalizmit.

Dhe kjo më tregon gjithçka për reformën në drejtësi’, tha Avenir Peka, gjatë debatit në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTË:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco