SYRI TV/ Qytetarët e Vlorës denoncuan zaptimin e plazheve, Mirela Kumbaro shmang përgjigjen

15:02, 05/06/2023
A+ Aa A-

Teksa qytetarët e Vlorës kanë denoncuar se nuk lejohen të bëjnë plazh në Lungomare, Ministrja Mirela Kumbaro në vend të një përgjigje për këtë, u ka sygjeruar të zgjedhin plazhin e vjetër. E pyetur nga gazetarët për zaptimin e plazheve, Kumbaro tha se janë 40 përqind më shumë hapësira publike, por iu referua pikërisht zonës së plazhit të vjetër.

SYRI TV

Ky është denoncimi i qytetarëve të Vlorës, bërë në datën 2 qershor për syri televizion, ku sipas tyre, në Lungomare 2, nuk u është lejuar as të futen, dhe aq më tepër të bëjnë plazh në të, me pretendimin se plazhi është privat.

Por ministrja nuk dha një shpjegim se në cilat zona janë plazhet publike në zonën e Lungomares, teksa banorëve të Vlorës iu sygjeroi që detin pa pagesë, e gjejnë pikërisht në zonën e Plazhit të Vjetër.

Këto deklarata Kumbaro i bëri nga plazhi i Vjetër në vlorë, ku mori pjesë në një aksion për pastrimin e tij, i cili vjen pak ditë pasi syri televizion denoncoi se ky plazh nuk ishte gati për të pritur pushes, ndërsa bashkia e qytetit nuk ka hapur zyrtarisht sezonin turistik.

Gaz.G.Këllçiu. Red. J.Hoxhaj. Mont. O.Pajo  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco