SYRI TV/ Mbyllja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Zhupa: Të kthejmë ASA-n dhe vendimin e marrë

15:00, 05/06/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa dënoi miratimin e projektvendimit të qeverisë për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Zhupa kërkoi të kthehet vendimi për asgjësimin e ASA-n dhe të ndërgjegjësohen e bashkohen deputetët për kauzat kombëtare.

SYRI TV

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa dënoi ashpër miratimin e projektvendimit për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Zhupa kërkoi të rikthehet vendimi për asgjësimin e ASA, që sipas saj vret botën e albanologjisë.

Me mbylljen e instituteve me përvojë 70-vjeçare, VKM-ja sjell si efekt zinxhir pushimin nga puna të 100 studiuesve me grada shkencore, doktor shkencash, profesor i asociuar dhe profesor doktor, aktualisht të punësuar në institutet e Gjuhës, Letërsisë, Historisë, Arkeologjisë, Antropologjisë dhe departamenteve të tyre. Sipas Zhupës shuarja është çështje e oreksit të kryetarit të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushit, ndaj bëri thirrje për t’u bashkuar në të mirë të kauzave kombëtare.

Mbylla e ASA-s është një akt i paprecedentë që qeveria dhe kryeministri Edi Rama po ushtron duke kërcënuar pavarësinë e kërkimit shkencor në Shqipëri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco