Kurti: E domosdoshme vendosja e plotë e sundimit të ligjit në veri të Kosovës

Kurti: E domosdoshme vendosja e plotë e sundimit të ligjit në veri të Kosovës

14:19, 05/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të vendit, është e domosdoshme, për largimin e elementeve kriminale, por edhe për një fushatë të hapur dhe të drejtë, për zgjedhje të lira e demokratike në të ardhmen.

Deklaratën, Kurti e bëri gjatë takimit që pati këtë të hënë në zyrën e Kryeministrisë, me ambasadorin e Francës në Prishtinë, Olivier Guerot dhe zëvendësambasadorin gjerman në Kosovë, Matthias Conrad.

Ndër të tjera, në takim u theksua gjithashtu nevoja për zbatimin e plotë, të shpejtë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe Aneksit të saj.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim sot në mëngjes Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot dhe zëvendësambasadorin gjerman në Kosovë, Matthias Conrad. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në tre komunat në veri të vendit pas ditës së parë të punës së kryetarëve të rinj dhe dhuna e shkaktuar ndaj ushtarëve të KFOR-it, policëve të Kosovës dhe gazetarëve nga grupe ekstremiste serbe.

U pajtuan për rëndësinë jetike të de-eskalimit të situatës. Kryeministri i njoftoi për profesionalizmin e lartë dhe integritetin e padiskutueshëm të Policisë së Kosovës në menaxhimin e situatës pa asnjë gabim apo defekt. Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen. U theksua gjithashtu nevoja për zbatimin e plotë, të shpejtë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe Aneksit të saj. Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin dhe zëvendësambasadorin për interesimin e vazhdueshëm të Francës dhe Gjermanisë si dhe kontributin e tyre’, thuhet në njoftimin e zyrës së qeverisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco