Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ kërkon rinumërim të votave për Belshin/ KAS tërhiqet për vendim

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ kërkon rinumërim të votave për Belshin/ KAS tërhiqet për vendim

11:32, 05/06/2023
A+ Aa A-

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar rinumërim të votave në Bashkinë e Belshit, duke paraqitur disa prova, që tregojnë që ka pasur parregullsi në votime.

Në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), është duke u zhvilluar diskutimi në lidhje me ankimimin e këtij koalicioni, teksa anëtarët e saj janë tërhequr për të marrë një vendim.

Përfaqësuesi i ‘BF’-së, ka theksuar se për t’i konfirmuar pretendimet, kanë edhe pamje filmike të shkurtra, të cilat do t’u vendosen KAS-it në dispozicion.

Në një ndër pamjet filmike, tregohet se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka marrë 66 vota në një kuti, por në procesverbal është shënuar 64 vota.

Ndërkaq, KAS-i ka vendosur që pasditen e kësaj të hëne, të bëhet rinumërimi i votave për Bashkinë e Rrogozhinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco