Arrestimi i vartëses së Manastirliut/ Deputeti i PD: Keni krijuar grup parlamentar brenda në burg

Arrestimi i vartëses së Manastirliut/ Deputeti i PD: Keni krijuar grup parlamentar brenda në burg

11:16, 05/06/2023
A+ Aa A-

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Debati nisi për arrestimin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në fjalën e tij, Sula iu drejtua mazhorancës, duke i thënë se kanë krijuar grup parlamentar brenda në burg.

Sula: Sigurisht në këtë parlament çfarë nuk mund të presësh.

Kini një gjë parasysh, të gjithë në këtë dynja jemi të vdekshëm. Të gjithë do vijnë një orë dhe do japin llogari para zotit.

Doli ministrja i shëndetësisë këtu, të flasë pa letra. Po foli me letra siç i kishte shkruar. Po ti distancohu para se të arrestohej.

Keni krijuar grup parlamentar brenda në burg, deputetë, ministrja, drejtorë. Tani kemin gjetur një slogan. Ne i kemi dorëzuar.

Po e them prapë që ai SPAK duhet ti shtojë hapat përditë. Këtu çfarë nuk po ndodh. E dinë të gjithë. Shkoni nëpër bashkitë, kontrolloni tenderat. Nuk është kryer asnjë punë! Zoti ju dhëntë mendje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco