Korrupsioni në MSH/ Manastirliu si 'polic trafiku': Përgjegjësia para ligjit individuale! Kemi drejtësi...

Korrupsioni në MSH/ Manastirliu si 'polic trafiku': Përgjegjësia para ligjit individuale! Kemi drejtësi...

11:03, 05/06/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale​, Ogerta Manastirliu e ka hequr përgjegjësinë nga vetja në lidhje me korrupsion që ka përfishirë këtë institucion të qeverisë dhe së fundmi të vërtetuar nga arrestimi i vartes së saj, Sekretares së Përgjithshme, Joana Duro​.

Në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, duke i’u përgjigjur deputetëve të opozitës, Manastirliu u shpreh se përgjegjësia para ligjit është individuale dhe se të gjithë janë të barabartë para ligjit, pasi sot kemi drejtësai.

Manastirliu: Distancohem plotëissht. Qëndrimi im, kush shkel ligjin të përballet me pasojat. Përgjegjësia para ligjit individuale. Drejtësia të bëjë punën e saj, rasti të hetohet. Të gjithtë të barabartë para ligjit. Në çdo ngjarje doni të bëni prokurorin, avokatin etj, por sot falë zotit kemi drejtësi dhe organe drejtësie të pavarura.  

Zyrtarja, Joana Duro u arrestua sepse një operator ekonomik i dha 330 mijë lekë me qëllim shpalljen fitues në një procedure prokurimi të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale (në cilësinë e Autoritetit Kontraktor). Prokurimi në fjalë ishte me objekt “Lot 1- Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco