‘Ryshfeti 40%’/ Manastirliu nuk jep dorëheqje pas skandalit të vartëses

11:06, 05/06/2023
A+ Aa A-

Arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, zbuloi një fakt të rëndë. Ryshfeti i zyrtarëve të lartë ka shkuar mbi 40 përqind.

Por pavarësisht këtij skandali të rëndë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk mbajti asnjë përgjegjësi.

“Distancohemi nga kjo ngjarje si institucion. Është një ngjarje e trishto dhe e rëndë. Është qëndrimi që kemi dhe do kemi gjithmonë për çdo rast në shkelje të ligjit, çdo rast të abuzimit me detyrën. Cilido që shkel këto parime duhet të përballet me pasojat që parashikon ligji. Ky është qëndrimi im. Ky ka qenë qëndrim dhe bindja ime që nga dita e parë. Rasti duhet të hetohet deri në fund dhe më pas, nëse del ashtu sikur dyshimet janë, të përballet me pasojat e ligjit,” tha ajo në Kuvend.

Reagimi i saj solli edhe zemërimin e deputetëve të opozitës. Këta të fundit kishin kërkuar dorëheqjen e saj.

“Në diskutim nuk vihet më a merrni 40%, por sa më shumë se kaq merrni secili prej jush. Si ka mundësi që heshtët për skandalin duke mos u distancuar për aktin korruptiv? Ju dëshmoni si korrupsioni nuk është rast i izoluar. Jepni dorëheqjen, të tregoni me fakte që nuk jeni bërë pis”, tha deputeti Gazment Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco