Publikohen kërkesat direkte të Shtëpisë së Bardhë për Kurtin dhe Vuçiçin

Publikohen kërkesat direkte të Shtëpisë së Bardhë për Kurtin dhe Vuçiçin

10:43, 03/06/2023
A+ Aa A-

Shtëpia e Bardhë ka dalë me njoftim zyrtar për bisedimet që zëvendëskëshilltari për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së, Jon Finer, ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Në të dyja bisedat që ka bërë, Finer u ka kërkuar të dyve që të ndërmarrin hapa që ndihmojnë në de-përshkallëzimin e situatës.

Finer i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që t’iu mundësojë kryetarëve të zgjedhur të komunave që të kryejnë detyrat e tyre nga lokacione alternative dhe të tërheqë forcat policore nga ndërtesat komunale.

“Ai gjithashtu mirëpriti gatishmërinë e Kurtit për të punuar drejt kushteve për zgjedhje të reja”.

Kurse nga Vuçiçi, SHBA-ja pret që të tërheqë forcat e saj të stacionuara afër kufirit me Kosovën.

“Ai i kërkoi Qeverisë së Serbisë që të tërheqë forcat e saj të armatosura të stacionuara afër kufirit dhe të ulë gjendjen e gatishmërisë, si dhe t’u bëjë thirrje protestuesve që të jenë paqësorë në veri të Kosovës”.

Finer ka përsëritur për sërish se SHBA pret nga të dyja palët që të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjen e normalizimit të arritur në Bruksel dhe në Ohër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Maku03/06/2023 15:53

Pra ndersa Serbise i thote te mos beje presion ne kufi me ushtri e mos djege dynjane ne Mitrovice, Kosoves i thote te iki nga shtepia se merzitet Serbia... hajde shtet hajde

Shto koment

Denonco