VIDEO/ Rama shfrytëzon Rakipin e Kamzës që të tallet me 'Lali Erin'

09:04, 03/06/2023
A+ Aa A-

Ndonëse i solli një fitore me rezultat të thellë në Tiranë, Edi Ramës nuk i del e keqja me Erion Veliajn.

Të premten gjatë turit të falenderimeve për fitoren e PS-së në kryeqytet, sapo ka marë fjalën, kryeministri ka dashur të bëjë diferencën mes atij që është bërë simboli i memeve dhe gazit në rrjet, Rakip Sulit dhe kryebashkiakut të Tiranës. Ai e quajti të parin trëndafilin e fitores dhe pastaj, pasi ngriti lart këtë lule delikate, kujtoi se prej saj del dhe gjëmbi. “Se mos i mbetet hatri Lali Erit tha, boll e kemi përkëdhelur atë”, tha kryeministri.

Por kur e ndjeu se vënia në në lojë dhe krahasimi me homologun e tij kamzali mund të ngjallte keqkuptime për shkallën e inteligjencës së gjithësecilit, ai vazhdoi: “me dashamirësi e kam se mos na nxjerrin ndonjë titull në ndonjë portal”. Por në vend që t'i vinte vetullat, ai i nxori sytë kryebashkiakut që e akuzojnë dhe organizatat ndërkombëtare të gazetarëve se kontrollon me dorë të hekurt dhe korrupton mediat : “Megjithëse Lali Eri i kontrollon titujt”.

E bukra e gjithë kësaj skene është se pas fjalaëve të Ramës atë e duartrokitën me të njëjtin zjarr edhe Rakipi i Kamzës, edhe vetë Veliaj. 

Edhe gjatë fushatës, shefi i qeverisë nuk i kurseu ironitë për delfinin e tij brenda PS. Fillimisht ai e talli kur tha se ai nuk mbjell dot asnjë pemë pa pasur prozhektorë. Gjatë një mitingu në Farkë, ai shkoi dhe ia rrëmbeu nga dora mikrofonin Veliajt pasi fjalimi i tij nuk po i pëlqente. Atëherë kamera e kapi duke shfaqur në fytyrë një gjysëm ngërdheshje dhe… pastaj shkoi drejt podiumit për t’ia marrë Veliajt mikrofonin nga dora.

“Ej shiko! E di pse erdha unë? Ky më çoi mesazh. Lal tha, këtej nga Farka tha ka qofte, ka birra, ka qingja, ka bërxolla, ka keca, ka pula… Hajde më tha po pate qejf, se edhe mileti është mbledh. Po ha, po pi. Vij. Për ça erdha? Për të dëgju fjalimin e këtij tani? Se nuk e kuptoj. Për ça erdha? Të dëgjoj fjalimin tënd tani?” ishin fjalët e Ramës./LAPSI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco