Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Lirimi i Tahirit, Kreu i FRPD: Drejtësia 'vret' me armën e padrejtësisë

Lirimi i Tahirit, Kreu i FRPD: Drejtësia 'vret' me armën e padrejtësisë

16:48, 02/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besard Xhaferri ka reaguar pas vendimi skandaloz që ka marrë Gjykata e Elbasanit për të liruar me kusht ish-ministrin dhe kokën e kanalizimit të Shqipërisë, Saimir Tahirin.

Xhaferri është shprehur se në 18 tetor të 2021, një 19 vjeçar u dënua nga drejtësia me 5 vite burg se iu gjetën në xhep 6 gram lëndë narkotike kanabis sattiva, ndërsa ministri që ktheu Shqipërinë në hambar droge, lirohet nga qelia.

Postimi:

Drejtësia e re me vese të vjetra .....

Në 18 tetor të 2021, një 19 vjeçar u dënua nga drejtësia me 5 vite burg për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Të riut gjatë një kontrolli të Repartit “Shqiponja“ iu gjetën në xhep 6 gram lëndë narkotike kanabis sattiva. Apeli i GJKKO në 4 shkurt 2022 dënoi me 5 vite burg ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Tahiri ishte Ministër i Brendshëm në kohën ku Shqipëria u kthye në hambarin e kanabisit në Evropë dhe sot me mijëra familje shqiptare përballen me pasojat dramatike të kanabizimit dhe kriminalizimit të vendit. Ndonëse vjet SPAK kundërshtoi apelin e GJKKO duke bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kërkoi që ish Ministri I Brendshëm , Saimir Tahiri, të dënohej për trafik droge, Gjykata e Elbasanit sot vendosi që ish ministri Kampion i Ramës , pjesën e mbetur të dënimit pre 1 viti e 7 muajsh burg ta kalojë në shtëpi dhe jo në qeli. Në këtë vend padrejtësia dhe drejtësia “vrasin” më të njëjtat armë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco