Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Fuqia e marketingut për sukses në biznes. Sekretet dhe sfidat

‘Basha është peng’/ Berisha: Drejtimi kolegjial është shkatërrim i opozitës, PD-në e shpëtuan primaret

‘Basha është peng’/ Berisha: Drejtimi kolegjial është shkatërrim i opozitës, PD-në e shpëtuan primaret

12:53, 02/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjeve gjatë një konference për shtyp në lidhje me spekulimet për një drejtim kolegjial të opozitës.

“Idenë e drejtimit kolegjial e ka dhënë për herë të parë guvernatorja Yuri Kim. Idetë e saj i konsideroj shkatërrimtare për opozitën.

Unë di që drejtimi i forcës politike dhe çdo force politike buron nga gara e hapur dhe e ndershme, për të cilën nuk kam asnjë rezervë. Drejtimi kolegjial është vetëm një shkatërrim i një opozite.

Gjithçka zhvillohet nga viti 2017 gjer më sot është skenari i shkatërrimit të opozitës për të shkatërruar më pas kombin shqiptar.

Nuk ka filluar ky shkatërrim me shpalljen non-grata të Berishës, ka filluar me kontraktimin e McGonigal, njeriut më të fuqishëm të kundërzbulimit në SHBA dhe ka vazhduar me angazhimin e McGonigalit me fustan.

Kjo parti e provoi veten në këto zgjedhje, duke ia zhdukur emrin, kryetarin e koalicionit, duke ia zhdukur komisionerët, mblodhi mbi gjysmë milionë idealistë.

Çfarë e shpëtoi PD-në? Primaret e shpëtuan atë. Ndaj dhe përshëndes të gjithë ata deputetë, të cilët mbështetën kandidatët e primareve, u ngritën mbi presionet primitive të Basha-Bravës dhe Edi Ramës dhe mbështetën kandidatët e primareve.

Kjo përbën një bazë për bashkimin e forcave demokratike, përveç dy pengjeve për të cilët nuk ia vlen të flasësh më për ta,” tha Berisha.

Ai komentoi edhe takimet e fundit të Lulzim Bashës.

“Veprimet e Lulzim Bashës i shoh si veprimet e një pengu të Edi Ramës, të cilin e keqpërdor në mënyrë të pamëshirshme Edi Rama. Tani e drejton Tao më shumë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco