Fuga: Kërkoj një Akademi Shkencash që vepron në përputhje me ligjin

Fuga: Kërkoj një Akademi Shkencash që vepron në përputhje me ligjin

17:35, 01/06/2023
A+ Aa A-

Profesori i njohur Artan Fuga shprehet se ajo që ai kërkon është një Akademi Shkencash që vepron në përputhje me ligjin dhe në kundërshtim me të.

Në një reagim të bërë në Facebook, ai shprehet se kërkon një Akademi që buxhetet t’i fitojë me punë, dhe jo t’i marrë si llokume nga qeveria, duke zhvatur buxhete universitetesh.

Reagimi i plotë:

A di ç’kërkoj?

Një zë anakronik, nën afshin e zjarrmtë të iluzionit të fitores të Pirros thotë : si mund te thuhet se dikush kundërshton kur nuk di ç’kërkon!!!

Se çfarë akademie shkencash kërkoj unë, ne ende se ka nuhatur, do t’ja them bash kur t’i vijë koha, në vendin e duhur, me edukatën e duhur.

Por sa për sot, i them:

Kërkoj një akademi të shkencave që të veprojë në përputhje me ligjin, jo ta marrë ligjin nëpër këmbë dhe të veprojë në kundërshtim me të!

Kërkoj një akademi shkencash që të jetë në duart e akademikëve dhe asamblesë, siç duhet, jo t’i trajtojë ata thjesht si publik për të dëgjuar në të ngrohtë në dite dimri. As t’i trajtoje akademikët në moshë si mbushës topi, votojnë por nuk votohen! Çfare turpi!

Kërkoj një akademi ku kryetari nuk është edhe kryetar botimesh, dhe drejtor institutesh, dhe kryetar projektesh, edhe ministër arsimit, edhe kancelar, edhe zëdhënës, edhe linçues i atyre që kanë mendim të kundërt me të, por një drejtues me vizion, me modesti dhe dëgjues i kolegeve, dhe kokëulur ndaj asamblesë.

Kërkoj një akademi shkencash që të jetë në rolin e saj, dhe jo thjesht si tërësi njësish me lloj lloj emrash e titujsh qe paralelizojnë midis tyre si të ishin kioska.

Kërkoj një akademi shkencash qe buxhetet t’i fitoje me pune, krijimtari, rezultatet, jo t’i marre si llokume nga qeveria, pa konkurs, pa projekte, duke zhvatur buxhete universitetesh në kërkim, si alokime se ashtu ma do qejfi mua.

Kërkoj një akademi shkencash që të jete bashkëvepruese me universitetet dhe Institutet dhe jo koordinuese e tyre, si qendër dispecerie, as t’i keqtrajtoje ata si inferiore.

Kërkoj një akademi shkencash perëndimore e shekullit XXI jo të drejtuar me mendësi para ose postmilitare të prejardhur nga paslufta e dytë botërore.

Kërkoj një akademi shkencash që sjell kontribut ne shoqëri dhe jo që harxhon paratë me grushta për shërbime, honorare, hotele, pagesa për fjalime, e te tjera qe i dini vete. Qe gëlltit por nuk prodhon të mirë publike!

Kërkoj një akademi shkencash të rrezatojë e te jetë e hapur ndaj shoqërisë, dhe jo të përdorë qeverinë për të rrëmbyer institucione të tjera shkencore.

Kërkoj një akademi shkencash prone e publikut, kombit, intelektualeve, jo e dikujt, plakur cilimi qe kujton se instituti është i babës së tij, mall babe ku mund ta fusi dorën kur dhe si i do qejfi.

Kërkoj një akademi shkencash ku kryetari të jetë i parë mes të barabartëve, një mandat te kryeje detyrën dhe të lejë vendin për të tjerë, me te mencur se ai, dhe jo t’i qepet karriges si ngjitur me zamkë.

Se si konkretisht, durim, koha po vjen!

Me qetësi, mos harxhoj energji kot!

Kohën nuk e ndalon njeri – e përsëris!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco