Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

'Lèse - majesté' në kërcënon Madhërinë

'Lèse - majesté' në kërcënon Madhërinë

17:30, 01/06/2023
A+ Aa A-

Nga Erion Dasho.

Sot një fatkeq u dënua me një vit burg sepse para disa muajsh "kërcënoi" Boratin. Fatkeqit do t'i prishin shtëpinë dhe, në gjaknxehtësi e sipër, çoç do të ketë thënë për Boratin dhe boratët.

Prokuroria provoi se kërcënimi ndaj kryeministrit përbënte "kanosje për shkak të detyrës" dhe si argument shtesë nxori urrejtjen që 62-vjeçari kishte manifestuar ndaj Boratit gjatë procesit të "kanosjes".

Ky dënim në dukje qesharak është tejet i dhimbshëm për fatkeqin që mbeti pa shtëpi dhe përfundoi në burg. Dënime të këtij lloji provojnë edhe njëherë spiralen e rrezikshme në të cilën ka hyrë demokracia në Shqipëri.

Koncepti arkaik "lèse-majesté" që përdorej për të dënuar personat që ofendonin mbretërit në lashtësi dhe në mesjetë, sot aplikohet vetëm në disa vende të njohura për shkeljen e të drejtave dhe lirive individuale.

Mesa duket, dhjetë vitet e kaluara në ekzekutiv, periudhë gjatë të cilës Borati akaparoi të gjithë pushtetet e tjerë, kanë qenë të mjaftueshëm që në Shqipëri të nisë të zbatohet edhe lèse-majesté-ja.

Shqiptarëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të shpresojnë në mëshirën e madhërisë së tij, që lèse-majesté-ja nuk do të pasohet edhe nga ligje më pak dashamirës si ai i agjitacion-propagandës, kolektivizimit, etj.

Vetëm se shenjat nuk duken shumë premtuese...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco