Greqia reagon për ndalimin e Fredi Belerit: Trajtim i padrejtë, vë në pikëpyetje detyrën si kryetar bashkie!

Greqia reagon për ndalimin e Fredi Belerit: Trajtim i padrejtë, vë në pikëpyetje detyrën si kryetar bashkie!

17:15, 01/06/2023
A+ Aa A-

Athinë - Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar me anë të një deklaratë për ndalimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Hiramës, Fredi Belerit , se nuk është në përputhje me dispozitat e shtetit ligjor dhe në të njëjtën kohë nuk përbën trajtim të drejtë të një përfaqësuesi të zgjedhur të pushtetit vendor. Ministria e Jashtme reagoi lidhur me vendimin e ankimit që Belerit iu refuzua.

Trupa e Gjykatës Speciale të Tiranës i vazhdoi paraburgimin kryebashkiakut minoritar,  të zgjedhur më 14 maj në krye të  bashkisë së Himarës dhe Ministria e Jashtme greke theksoi se po lindin pikëpyetje për ekzistencën e përshtatshmërisë politike pas vendimit, sipas gazetës To Vima.

“Refuzimi i sotëm i ankesës së kryetarit të zgjedhur të Himarës,  Fredi Belerit, kundër vazhdimit të paraburgimit të tij, thuhet në deklaratë, nuk rezulton të jetë në përputhje me dispozitat e shtetit ligjor, ndërkohë që nuk përbën trajtim të drejtë të një përfaqësuesi të zgjedhur të pushtetit vendor, pasi, siç del nga një njoftim i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë, është i vetmi paraburgim në gjithsej 31 ankesa për krime elektorale.

Vendimi gjithashtu ngre pengesa thelbësore që Fredi Beleri të marrë detyrën e tij si kryetar bashkie.

Paraburgimi në vazhdim i z. Beleri ka qenë objekti i bisedës së sotme mes Ministrit të Jashtëm Vasilis Kaskareli dhe homologes së tij shqiptare Olta Xhaçka në Oslo, para takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s.

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë e ka ngritur këtë çështje shumë lart, në prioritetet e saj dhe, përtej dimensionit dypalësh të çështjes, do të vazhdojë të informojë dhe ndërgjegjësojë komunitetin ndërkombëtar dhe në veçanti partnerët europianë, pasi Shqipëria është vend kandidat për anëtarësimi në BE.

Vendimi i Gjykatës së Apelit për Belerin

Ditën e sotme u bë e ditur se vendimi i gjykatës së apelit të Gjykatës së Posaçme të Tiranës për ankimin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri ishte kundër tij, ndryshe nga ai i partnerit të tij Pandeli Kokaveshi.

Gjykata vendosi zgjatjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Fredi Belerin. Pas këtij zhvillimi, paraburgimi i kryebashkiakut të Himarës pritet të vazhdojë, ndryshe nga vendimi për lirimin e Pandeli Kokaveshit me detyrimin për t'u paraqitur pranë autoriteteve. Për Kokaveshin, gjykata përmendi arsye shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco