Rama relativizon kërcënimin serb, sërish asnjë fjalë për dhunën e bandave kriminale të Vuçiçit

Rama relativizon kërcënimin serb, sërish asnjë fjalë për dhunën e bandave kriminale të Vuçiçit

11:45, 31/05/2023
A+ Aa A-

Në një kohë kur e gjithë bota perëndimore është e shqetësuar për kërcënimin serb dhe situatën e krijuar në veri të Kosovës, kryeministri shqiptar, Edi Rama mori sërish pozicionin e avokatit të Serbisë.

Nga një samit në Bratislavë, Rama relativizoi rrezikun e ushtrisë serbe.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, dërgimi i ushtrisë në kufi me Kosovën ka zero fuqi.

“Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme. Se ushtria serbe në kufi të Kosovës, ka fuqi zero. Çfarë mund të bëjë, asgjë? Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme”, tha Rama.

“Për fat të keq gjithmonë përpara se të vijë vera kemi probleme në pjesën veriore të Kosovës. Atje nuk ka det dhe kokat nxehen. Ku ishin 20 vjet më parë, apo 10 vjet më parë? Ishim në një gjendje shumë më të vështirë. Sot Ballkani Perëndimor është në situatën më të mirë. Gjërat mes Kosovës dhe Serbisë janë vetëm një hap larg një marrëveshje, tani të dyja palët janë në një moment hezitimi. Kjo është perspektiva,” tha Rama.

Ndërkohë, pasi ka marrë rolin e avokatit të Vuciçit, Rama nuk ka dënuar kurrë dhunën e ushtruar nga bandat e presidentit serb dhe as praninë e grupeve kriminale të dhunshme serbe në veri të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco