Gurra: Me gjithë pengesat, Berisha mori 510 mijë vota, nga ku të ikë ?

Gurra: Me gjithë pengesat, Berisha mori 510 mijë vota, nga ku të ikë ?

19:01, 30/05/2023
A+ Aa A-

Duke diskutuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit, gazetari Hysni Gurra tha se, Sali Berisha nuk ka pse të ikë, pasi ka marrë 510 mijë vota.

‘Sa të mbarojnë zgjedhjet hiqet fotografia e Berishës dhe Ramës nga rrugët e Shqipërisë dhe transferohet në studiot televizive. Berisha nuk ishte kryetari i PD-së në këto zgjedhje, i asaj PD-së formale që thonë këta, sepse ja morën vulën. Nga ku të ikë Berisha, sepse i ikur është, nuk e kanë lënë, ja morën. Kjo të çon në shpjegimin se çdo gjë është e dirigjuar nga PS-ja në të gjitha mediat dhe studiot ku flitet kjo gjë.

Sali Berisha nuk ishte në zgjedhje, nuk ishte në fletën e votimit, Sali Berisha ishte në të gjithë fushatën e PS-së, dhe prandaj hyri dhe në studiot televizive sepse e sponsorizon PS-ja.

Berisha me të gjitha këto pengesa ka arritur të marrë 510 mijë vota.

Në zgjedhjet lokale, Partia e Emigrantëve ka marrë një anëtar këshilli në Kukës, kur emigrantët nuk votojnë, por i ka marrë sepse janë votat e kandidatit’, tha gjatë bisedës në SYRI TV, gazetari Hysni Gurra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco