KAFE SHQETO/ Rustemi: Rama po sillet si ndërkombëtar ndaj situatës në Kosovë

12:03, 30/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, foli për tensionet në veri të Kosovës dhe për qëndrimin neutral të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Rustemi theksoi se, Kryeministri i Shqipërisë nuk mund të jetë as në pozicion neutral kur bëhet fjalë për Kosovën, e aq më tepër të shkojë në drejtim të dënimit apo kritikave për veprimet e autoriteteve të Kosovës.

‘Shqipëria, kushdo që të jetë në krye të qeverisë, cilado nga partitë politike, e ka detyrim politik, kombëtar, historik që të qëndrojë gjithmonë në mbështetje të Republikës së Kosovës. Aq më tepër që Kosova është në drejtën e saj politike, ligjore, kushtetuese për vendosjen e sundimit të ligjit në këto 4 komuna’, u shpreh Rustemi.

Rustemi: Sa i përket reagimit të Kryeministrit të Shqipërisë, e kam thënë dhe më parë që ishte porsi ndërkombëtar ndërkohë që është Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Kryeministri i Shqipërisë nuk mund të jetë as në pozicion neutral kur bëhet fjalë për Kosovën, e aq më tepër të shkojë në drejtim të dënimit apo kritikave për veprimet e autoriteteve të Kosovës.

Shqipëria, kushdo që të jetë në krye të qeverisë, cilado nga partitë politike, e ka detyrim politik, kombëtar, historik që të qëndrojë gjithmonë në mbështetje të Republikës së Kosovës. Aq më tepër që Kosova është në drejtën e saj politike, ligjore, kushtetuese për vendosjen e sundimit të ligjit në këto 4 komuna.

Ndërkombëtarët kanë pozicion edhe të ndërmjetësuesit shpesh herë edhe pse janë partnerë të vetë shtetit të Kosovës, por qeveria e Shqipërisë nuk mund të kufizohet në një pozicion të tillë asnjanjës kinse në raport me palët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco