Tom Doshi: Berisha nuk ishte në fletën e votimit. Spahisë nuk i lamë numërues

Tom Doshi: Berisha nuk ishte në fletën e votimit. Spahisë nuk i lamë numërues

23:54, 29/05/2023
A+ Aa A-

Tom Doshi ka pranuar mbrëmjen e sotme se Bardh Spahisë nuk i janë lënë as numëruesit, jo më komisonerët në qendrat e votimit në Shkodër.

Sipas Doshit, Lulzim Basha ka mbështetur kandidatin socialist dhe ka pasur qëllim që Sali Berisha të humbasë.

Duke folur për TCH, Tom Doshi është shprehur se, Sali Berisha nuk u lejua as të ishte në fletën e votimit.

‘Më vjen çudi që Berisha del sot dhe thotë që unë kam blerë vota. Berisha së pari, nuk ka parti. Sali Berisha nuk ka ekzistuar në fletën e votimit. Nuk ka pasur komisionerë, nuk ka pasur numërues.

Luli ka luftuar që Berisha të humbasë. Kemi rastin e Shkodrës, meqë Berishës i dhemb shumë Shkodra, e ka ruajtur si kala. Komisionerët e partisë së Lulzim Bashës i ka gjetur Partia Socialiste, se as komisioner nuk kishin. Ata kërkojnë përgjigjen brenda llojit, mos të vijnë ta kërkojnë te unë, as te PSD’, ka thënë Tom Doshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco