Tom Doshi: Komisionerët e Lul Bashës i ka gjetur PS-ja, ai shkoi në takim me Taulant Ballën

Tom Doshi: Komisionerët e Lul Bashës i ka gjetur PS-ja, ai shkoi në takim me Taulant Ballën

22:22, 29/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, konfirmoi në një intervistë për Top Channel se Lulzim Basha ka punuar kundër opozitës dhe Partisë Demokratike në Shkodër.

Ai tha në emisionin ‘Top Story’ se komisionerët e Lulzim Bashës janë vendosur nga Partia Socialiste, ndërsa kanë punuar për Benet Becin në Shkodër.

Madje Tom Doshi konfirmoi edhe takimin mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës.

“PS në vitin 2021 ka marrë 16 mijë vota në Shkodër, PSD ka marrë 9 mijë vota, të gjitha bashkë shkojnë 34 mijë vota. Partia e Alibashës, partia e Lulit ka marrë 6 mijë vota. Komisionerët e Lul Bashës i ka gjet PS-ja. Berisha t’i kërkojë brenda llojit, mos të vijë t’i kërkojë te unë.

Pa PSD-në, Benet Beci nuk fiton, janë votat e mia. Jam deputeti më i votuar në një zonë të djathtë. Këtu i dhemb Berishës se i kam marrë elektoratin e djathtë. Edhe këtë herë, nuk besojnë më te Berisha, te Basha. Lul Basha shkon në takime pallati me Taulant Ballën, çfarë do i besojnë?! Ai bën mitingje, unë fushatën e kam bërë në rrjetet sociale. Lul Basha është llumi i atij, sa ishte në pushtet nuk la ministri pa e çuar. Tashi na ka dalë tradhtar,” tha Doshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco