Çfarë nënkupton Rama me autonomi universitare

Çfarë nënkupton Rama me autonomi universitare

15:02, 27/05/2023
A+ Aa A-

Njeriu që shkatërroi arsimin e lartë me anë të një palo-reforme kthehet herë pas here në vendin e “krimit” dhe flet për autonomi.

Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, me stafin akademik dhe studentë.

Mes të tjerash Rama ka folur edhe njëherë për reformën e arsimit të lartë, i vetëdijshëm për dështimin e saj, është munduar ta mbulojë me vështirësi që janë normale në këtë proces.

Rama vazhdon të flasë gjithashtu për autonominë universitare, të cilën gjoja e ka garantuar reforma në arsim, por njëkohësisht u thotë drejtuesve të universiteteve që, mos prisni gjithçka nga qeveria, por nga ndërveprimi dhe me universitetet e tjera. Universitet duhet t’i shfrytëzojë mundësitë, thotë ai.

Nëse universitetet janë autonome, siç thotë ky, atëherë pse ata presin “gjithçka” nga qeveria???

Ku e di ky që universitetet presin nga qeveria?

“Autonomia” - “mos prisni gjithçka nga qeveria”, në këto dy fjalë qëndron meseleja, ose hipokrizia, thënë ndryshe.

Hipokrizi pas dështimit, sepse i njëjti KM që mburret me reformën për autonominë universitare sapo ka filluar të vejë në jetë një ndërhyrje brutale në universitet.

Po e bën këtë me draftin e përgatitur për shkrirjen e Institutit të Albanologjisë, i vetmi institucion që kryen një punë kërkimore shkencore me aq mundësi sa ka.

Dhe këtë institucion universitar, kryeministri ka vendosur ta shkrijë pa e pyetur fare, pa pyetur akademikët e kërkuesit shkencorë të Institutit.

Dhe, kërkon që këtë t’ia bashkëngjisë një institucioni politik, siç është kthyer tashmë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Në kushtet kur në Shqipëri është shpalosur një projekt për rishkrimin e historisë, botimin e fjalorit apo atlasit të ri, kjo marrje e Institutit të Albanologjisë nën sqetullën e Akademisë Politike (Shkencave) tregon qartë planin e Ramës për të rishkruar historinë si Enveri dikur. Ose me keq se Enveri, sepse ai kishte ca akademikë te qenë e të ditur, nuk i kishte injorantë të gjithë.

Kur ne flasim për instalim regjimi, shumë qeshin, habiten dhe shumë e relativizojnë këtë gjë.

Pse? Ca janë të paditur, nuk e kuptojnë ç’pasoja ka kjo.

Ca janë të ligj, të kapur e blerë nga pushteti.

Sido që ta marrin budallenjtë dhe të ligjtë, regjimi është duke u instaluar me sukses të plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco