Tensionet në veri/ Zhitia: Situata u qetësua! Kryetarët e rinj kanë hyrë në komuna

Tensionet në veri/ Zhitia: Situata u qetësua! Kryetarët e rinj kanë hyrë në komuna

16:26, 26/05/2023
A+ Aa A-

E ftuar në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, gazetarja Albion Zhitia ka hedhur dritë mbi tensionet e sotme në veri të Kosovës, në komunat me shumicë serbe, pasi kryetarët e rinj po vendoseshin në këto objekte për të vijuar punën e tyre.

Gazetarja ka bërë një rezyme të ngjarjeve në të treja komunat, ku theksoi se tashmë gjendja është qetësuar dhe gjithçka është në kontroll.

Sipas Zhitias, kryetarët e rinj të betuar gjatë ditës së djeshme janë vendosur në objektet e komunave përkatëse.

Gjithashtu Zhitia njoftoi se kemi 4 policë të Kosovës që janë plagosur gjatë këtyre tensioneve dhe se pala kosovare ende nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar.

Zhitia: Nga paraqitja e fundit kur situata ishte e tensionuar, tashmë është qetësuar dhe gjithçka është në kontroll. Kryetarët e rinj të betuar gjatë ditës së djeshme janë vendosur në objektet e komunave përkatëse. Tashmë pjesë e Zubin Patokut është edhe kryetari zoti Zeqiri i cili nëpërmjet një deklarate ka njoftuar se ndodhet në zyrën në të cilën do duhet të drejtojë këtë komunë.

Kemi 4 policë të Kosovës të plagosur pas tensioneve që nga mesdita e sotme mirëpo nuk kemi një qëndrim zyrtar nga pala kosovare, në këtë rast nga kryeministria. Kemi vetëm një deklarim të shkurtër të kryeministrit Kurti se do të deklarohet kur të mbërrijë në Prishtinë, pasi ndodhet në Vushtri shumë pranë këtyre komunave veriore.

Kemi një reagim nga Presidenca e Kosovës, ku thuhet se pas këtyre sulmeve fshihen bandat kriminale të Aleksandër Vuçiç, ku ky i fundit nuk ka nguruar të përdorë kartën e tij të zakonshme që të japë urdhër për mobilizimin e ushtrisë serbe dhe të afrohen me kufirin e Kosovës.

Kemi dhe një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes serbe ku thotë se për urdhrin e Vuçiçit për afrimin me kufirin e Kosovës të ushtrisë serbe është njoftuar edhe NATO.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco