Nezir Kraki: Reagimi i drejtë i Berishës ndaj deklaratave skandaloze të Escobar

Nezir Kraki: Reagimi i drejtë i Berishës ndaj deklaratave skandaloze të Escobar

12:01, 22/05/2024
A+ Aa A-

Nezir Kraki pedagog në Universitetin e Parisit, ka komentuar reagimin e liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, pas intervistës së ish-të dërguarit të SHBA, Gabriel Escobar.

Kraki e ka cilësuar Escobar si të dështuar gjatë qëndrimit të tij në Ballkan dhe ka shkuar më tej duke ngritur dyshime për afera personale që nuk kanë qajse në axhndën e SHBA-ve. 

Postimi i Nezir Krakit:

Me shumë të drejtë kishte reaguar ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ndaj një deklarate skandaloze të ish-emisarit amerikan, i cili e kreu misionin pa asnjë rezultat pozitiv në Ballkan.

Trofeu i tij i vetëm pas 3 vitesh mandat do mbetet trimërimi dhe fuqizimi i Serbisë, deri në « lejen » për ta sulmuar ushtarakisht Kosovën, projektin e vetëm të suksesshëm amerikan në botë.

Me këtë qasje, ai e ka fuqizuar Rusinë në Ballkan dhe ka vepruar në kundërshtim të hapur me interesat gjeostrategjike afatgjata amerikane në Evropë.

Prandaj unë e kam konsiderur qasjen e tij si antiamerikane.

Ai përsëri bëhet antiamerikan kur e konsideron Shqipërinë pa respekt dhe kur favorizon e inkurajon dhunimin e parimeve me themelore të demokracisë duke diktuar e imponuar edhe liderët e partive politike, sikur t’ishim në vitet 70, diku në botën e tretë.

Amerika që ne duam e njohim, Amerika që mbron popuj të shtypur me aspirata demokratike, ajo Amerika që e ka bërë të mundur Kosovën shtet NUK ËSHTË Amerika e Escobarit.

Amerika e Escobarit, e Juri Kimit, e Chris Hillit, e Palmerit është Amerikë pa strategji të qartë, Amerikë të cilës emri e fuqia i përdoren e abuzohen nga ky lloj diplomatësh, për interesat e tyre të ngushta dhe në shërbim të bindjeve personale, në këtë rast pro-sllave.

Unë dhe secili person që ka dy fije mend e dënoncojmë këtë Amerikë pa bisht pa krye dhe presim që Amerika e vërtetë, ajo e vlerave dhe e vizionit global të rikthehet aktivisht në çështjet komplekse të botës.

Rroftë Amerika!

Poshtë tuxharët amerikanë me imunitet diplomatik që pasurohen e faktorizohen duke e tradhëtu Amerikën n’Ballkan.

Reagimi i Dr Berishes:

***

« Reagim ndaj deklaratës së Zotit Gabriel Eskobar.

Në një intervistë të tij, dhënë gazetares Ilva Tare, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit z. Gabriel Eskobar ndër të tjera ka deklaruar: “Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”.

Me këtë rast i rikujtoj z. Eskobar sa vijon: Koha më e keqe e shqiptarëve kanë qenë ajo kur opozita ishte e ndaluar me ligj dhe më pas ajo që e ktheu opozitën në një fasadë. Në një vend demokratik opozita zgjidhet me votë dhe nuk emërohet me kërcënimet e tipit të Enver Hoxhës për të ngrënë bar. Qytetarët opozitarë me votën e tyre në dy palë zgjedhje pavarësisht manipulimeve, heqjes arbitrare të logos së përfaqësimit, mungesës së plotë të fondeve, komisionerëve dhe numëruesve, kërcënimeve të turpshme, kanë treguar me kurajo se kush është përfaqësuesi i tyre legjitim. Ata që kërkojnë opozita të emëruara nuk i shërbejnë demokracisë, por putinizimit.

Sa për kujtesë vitet ‘90 kanë qenë vitet e zgjimit dhe daljes nga diktatura. Vitet kur Partia Demokratike udhëhoqi revolucionin demokratik të përmbysjes së diktaturës më të egër të Hitlerit shqiptar të pas luftës, Enver Hoxhës dhe kalimin e vendit nga monizmi në demokraci. Në atë kohë James Baker do u thonte shqiptarëve: “Ju keni të drejtë të zgjidhni liderët tuaj”!

Sa keq që pas 30 vjetesh një burokrat u thotë atyre se nëse zgjidhni atë që dëshironi do të hani bar! Jam i sigurt që shqiptarët dhe demokratët e kanë shumë të thjeshtë zgjdhjen mes këtyre dy modeleve. »

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco