Operacioni i SPAK me 50 urdhër-arreste u dekonspirua hapur/ Dumani bën të paditurin: S’kam asnjë indicie

Operacioni i SPAK me 50 urdhër-arreste u dekonspirua hapur/ Dumani bën të paditurin: S’kam asnjë indicie

12:07, 22/05/2024
A+ Aa A-

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, Altin Dumani, ka raportuar në Komisionin e Ligjeve, ku u është përgjigjur disa pyetje të deputetëve në lidhje me bilancin e kësaj strukture në luftën kundër krimit dhe korrupsionit galopant në vend.

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferr, pyeti kreun e SPAK, Dumani nëse është dekonspiruar operacioni i i fundit, ku u prenë 50 urdhër-arreste dhe u ekzekutuan vetëm 5 prej tyre, pasi shumica e bosëve të krimit të organizuar ishin arratisur prej kohësh, por gjithashtu edhe efektivë të policisë të cilët ishin në shërbim të tyre.

Por ajo që çuditi në këtë rast është përgjigjia e Dumanit, i cili u shpreh se nuk ka asnjë të dhënë se mega-operacioni është dekonspiruar.

Dumani: Duke qënë se është një çështje sensitive, në dijeninë timë nuk kam asnjë të dhënë apo indicie që operacioni është dekonspiruar.

Në bazë të kësaj përgjigje, natyrshëm vjen dhe pyetja, a mashtroi kreu i SPAK, Altin Dumani në lidhje me këtë deklaratë skandaloze, pasi nga 50 urdhër-arreste të lëshuara, nuk u realizua as 10% e tyre?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco