SYRI TV/ Shkodër, kremtohen ‘ditët e kujtesës’, nënkryetari i bashkisë, Dedaj: Çfarë do rigjallërojë Rama??

16:19, 21/05/2023
A+ Aa A-

Në Shkodër u kremtuan “Ditët e Kujtesës” Ish-të dënuar politikë dhe zyrtarë të bashkisë vendosën kurora me lule në monumentin kushtuar ish të dënuarve. Nënkryetari bashkisë Tonin Dedaj i është përgjigjur edhe deklaratave të kryeministrit Rama, i cili tha se do të rigjallërojë këtë muze.

Syri tv

Për të katërtin vit radhazi, në Shkodër u kremtuan “Ditët e Kujtesës”. Ish-të përndjekur politikë, zyrtarë lokal dhe njerëz që kanë vuajtur persekutimin e regjimit komunist, kanë vendosur kurora me lule në monumentin kushtuar ish të dënuarve politikë.

Nënkryetari i bashkisë Shkodër, Tonin Dedaj, në fjalën e tij, u shpreh se Shkodra ka qenë qyteti që ka vuajtur më shumë nga regjimi komunist.

Tonin Dedaj i është përgjigjur edhe Kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë deklaroi nga “Muzeu i Kujtesës”, se do ta rigjallërojë atë.

Të dhënat zyrtare, tregojnë se të paktën 36 mijë shqiptarë u dënuan për shkak të bindjeve politike, 50 mijë familje të internuara, 7 mijë të pushkatuar për motive politike dhe 5 mijë të zhdukur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco