Demaskimi i shitësve të votës

Demaskimi i shitësve të votës

09:30, 20/05/2023
A+ Aa A-

Nga Erion Dasho.

Sfida që Ylli Rakipi i bëri Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Flamur Noka për të publikuar të paktën 30 karta identiteti të personave që kanë shitur votën është një sfidë e drejtë.

Personalisht, dyshoj se jo 30, 300 apo 3,000, por 30 mijë madje edhe 300 mijë mund të jetë numri i atyre që kanë shitur votën në Shqipëri në zgjedhjet e 14 majit.

Vetëm se kërkesa e Z. Rakipi është e vështirë të përmbushet për dy arsye, njëra morale dhe tjetra ligjore.

Personat që shesin votën janë të ndërgjegjshëm se nuk kanë bërë ndonjë veprim për të cilin komuniteti dhe publiku do t'u thotë "aferim". Të parakter (siç pritet të jenë ata që shesin votën), nuk është çudi që ata ta kenë premtuar votën në disa drejtime dhe në fund ta kenë shitur atë.

Qoftë për të mos pranuar publikisht shitjen, qoftë për të mos u deklaruar në komunitet ashtu siç janë, pra të parakter, ata nuk kanë gjasa ta deklarojnë shitjen e votës me vullnet të lirë.

Përveç anës morale, ekziston edhe ana ligjore, fakti që legjislacioni e dënon deri edhe me burgim shitjen e votës. Në kushtet kur gjykatat janë nën hyqmin e pushtetit, nuk është çudi që deklaruesit e shitjes së votës të dënohen dhe blerësve të mos u hyjë gjemb në këmbë.

Së fundi, është edhe frika fizike. Votat nuk i kanë blerë engjëjt, por djajtë e krimit të lidhur me pushtetin rilindas. Ato i kanë shitur njerëz të cenueshëm, të varfër, pa mundësi mbrojtje. Përballë një shteti që shtyp të varfrit dhe promovon kriminelët, shitësi i votës ka frikë të denoncojë gangsterin që ja ka blerë atë.

Atëherë ku janë shpresat për denoncim?!

Së pari, mund të pritet që denoncimet të vijnë nga antarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike, sidomos ata që kanë qënë pjesë aktive e fushatës elektorale. Emrat e denoncuesëve sigurisht duhet të mbahen konfidencialë, por faktet që ata japin jo. P.sh. denoncuesi mund të deklarojë se "në lagjen A, të fshatit B, janë blerë 4 vota të një familje për X lekë, apo euro, apo paundë".

Së dyti, denoncimet mund të bëhen nga pronarët e shërbimeve, sidomos njësi tregtimi, minimarkete, etj., aty ku shitësit e votës kanë shpenzuar paratë e përfituara. Edhe në këto raste konfidencialiteti duhet ruajtur për të mbrojtur denoncuesit nga represioni i shtetit.
Këto të dhëna nga gjithë Shqipëria të mblidhen në një databazë që të bëhet publike dhe ta shohë i madh e i vogël.

Së fundi, emisionet investigative, sidomos ato të televizioneve opozitare, si p.sh. Piranjat, duhet të nisin sa më shpejtë një fushatë për të identifikuar sa më shumë shitës të votës.

Nëse Piranjat kanë aftësi të kapin një përdhunues, një shantazhues, një prostitutë, etj., për ata duhet të jetë e lehtë të identifikojnë 5, 10 apo më shumë shitës vote midis atyre dhjetëra, për të mos thënë qindra mijëra shitësish.

Nëse këto masa nuk merren dhe nëse shitësit e votës nuk evidentohen me numra konkretë, nuk dalin me zë e figurë përpara shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, masakra e 14 majit do të mbetet thjesht një thashethem dhe Borati e boratët, së bashku me oligarkët, kriminelët dhe narkotrafikantët do t'ja hedhin edhe njëherë paq.

Të shpresojmë që kjo e fundit të mos ndodhë...
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco