'Enkelejdi dha 'dorëheqjen''/ Edith Harxhi thirrje Tabakut dhe Bardhit: Silleni vulën në seli!

'Enkelejdi dha 'dorëheqjen''/ Edith Harxhi thirrje Tabakut dhe Bardhit: Silleni vulën në seli!

22:51, 17/05/2023
A+ Aa A-

Enkelejd Alibeaj njoftoi sot dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të komanduar të PD së vulës. 

Pas këtij vendimi kanë ardhur edhe reagimet e para. 

Në një postim në rrjetet sociale, anëtarja e Kryesisë së PD, Edith Harxhi i bën thirrje Jorida Tabakut dhe Gazment Bardhit që “të sjellin vulën në seli”.

“Të paktën ta fillojmë ringritjen me vulën dhe logon e qindra mijëra demokratëve që sot janë të dëshpëruar,” shton anëtarja e Kryesisë së PD.

“Tani që Enkelejdi dha “dorëheqjen”, i bëj një thirrje publike, #JoridaTabaku#GazmendBardhi dhe disa deputetëve të tjerë, -silleni vulën në seli. Misioni mbaroi! Të paktën ta fillojmë ringritjen me vulën dhe logon e qindra mijëra demokratëve që sot janë të dëshpëruar”!-shprehet Edith Harxhi.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco