Nikos Dendias: Fredi Beleri duhet të lirohet, të hënën do ta ngre çështjen në Bruksel

Nikos Dendias: Fredi Beleri duhet të lirohet, të hënën do ta ngre çështjen në Bruksel

22:31, 17/05/2023
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i bën thirrje autoriteteve shqiptare të lirojnë Fredi Belerin, i arrestuar pas akuzave për blerje votash dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 Majit. 

Duke folur në buletinin kryesor të televizionit STAR, ministri theksoi sa vijon: “Duhet të kemi llogari të mira. Kështu që ne do të jemi miq të mirë". 

Ai shprehu shpresën se do të ketë transparencë absolute dhe se pala shqiptare do duhet ta trajtojë çështjen me ndjenjën e seriozitetit të krizës që kjo çështje mund të krijojë në marrëdhëniet greko-shqiptare. “Nuk po shtyjmë e as bërtasim, duam miqësi, por jo me çdo çmim”, theksoi ai.

Gjithashtu, Nikos Dendias bëri të ditur se të hënën do të shkojë në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, ku do të ngrejë çështjen e ndalimit të kryebashkiakut të Himarës. Gjithashtu ai do të marrë pjesë edhe në një drekë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor. 

Meqenëse çështja është jashtëzakonisht e rëndë, të hënën në mëngjes do të jem në Bruksel. Aty kemi një drekë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor {...} Çështja duhet të ngrihet në Këshillin e Ministrave. Nuk është e mundur të mos vendoset. Nuk është e zakonshme ndalimi i një kandidati për kryetar bashkie 48 orë para zgjedhjeve dhe mbajtja e tij në paraburgim derisa ai zgjidhet {...}Pse mbahet ai? Cili është ky element i rrezikshmërisë së tij që kërkon ndalim të zgjatur? Këto janë pyetje të mëdha”, theksoi ai. 

Gjatë drekës me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, ministri i Jashtëm pritet të takohet me homologun e tij shqiptar. “Duhet t’u shpjegojmë shqiptarëve – ka shumë mundësi që të takoj personalisht edhe ministrin e jashtëm shqiptar. Do të jetë një mundësi shumë e mirë për të thënë disa fjalë”, theksoi Nikos Dendias.

Njëkohësisht ai theksoi se beson shumë në miqësinë greko-shqiptare dhe se këto dy vende janë shumë afër. 

Më tej, ai iu referua rëndësisë së misionit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme në Shqipëri.

“E dërgova në Shqipëri sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme sepse çështja është jashtëzakonisht e rëndë. Dhe doja që në radhë të parë, si gjest politik, të kuptohesha nga pala tjetër. Së dyti, të ketë një koordinim në një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me ndalimin e kryebashkiakut të Himarës, me problemet shëndetësore të të burgosurit të dytë, por edhe me operacionet e shembjes. Ne duam të kemi një pasqyrë të qartë të ligjshmërisë-paligjshmërisë”, tha ai. 

I pyetur nëse kjo çështje do të ndikojë në marrëveshjen në Hagë që dy vendet do të nënshkruajnë për detin, ministri i Jashtëm shprehu shpresën që veprimi i autoriteteve gjyqësore të Shqipërisë të mos përbëjë ndryshim qëndrimi politik. “Dmth të mos jetë një veprim i drejtuar”, siç shpjegoi ai, duke shpresuar në të njëjtën kohë “të jetë një veprim i disa aktorëve gjyqësorë, të cilët i çojnë gjërat në krizë, por nuk kanë lidhje me vullnetin politik të qeverisë shqiptare". Por, "kjo është shpresa ime", shtoi ai. 

Më pas ai iu referua marrëdhënieve greko-turke, duke theksuar se “Gjëja e duhur është dritarja e mundësive që të jep një klimë të mirë për t'u përpjekur ta kthejmë atë në një derë, të kalojmë përmes saj dhe të shohim nëse ka një shpresë për të zgjidhur diferencën. ' Është një mundësi, duhet të provojmë, theksoi ai. 

Ai vlerësoi se Tajip Erdogan me gjasë do të zgjidhet sërish president i Turqisë. Ai parashikoi se nëse do të rizgjohej do të përpiqej të ndiqte një politikë të jashtme normalizimi me Perëndimin. "Situata ekonomike e Turqisë e detyron atë të ketë marrëdhënie të mira me Perëndimin," vuri në dukje ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco