'I përdorën për fushatë'/ Eksperti bën parashikimin e zymtë për euron, Danaj: Çfarë ndodh pas qershorit

21:45, 17/05/2023
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Violdi Danaj i ftuar në “Këndi i Pano Sokos" në Syri TV është shprehur se euro do të pësojë rënie drastike pas qershorit, në periudhën e fluksit të ardhjeve të turistëve.

Ai shpjegon se arsyeja që euro pësoi një ulje këto ditë ishte shkak zgjedhjeve, duke qenë se monedha e huaj ka qenë e shumtë në qarkullim.

“Shpjegimi që mund t'i japim luhatjes së euros unë e lidh ngushtë me zgjedhjet. Ne patëm një qarkullim të shumtë të monedhës së euros në treg, jashtë kanaleve ligjore të cilat bërën që me rritjen e sasisë së saj kërkesa nuk është se ndryshoi, bëri që çmimi të ulej. Nga ana tjetër patëm mbarimin e zgjedhjeve, kush i përdori eurot i përdori për fushatë i theu gjatë asaj periudhe dhe tashmë pas zgjedhjeve kjo sasi nuk po vazhdon më të injektohej dhe filloi të pakësohej në treg. Kjo filloi që euro të fillonte të fitonte 2-3 pikë përqindje.

Nga ana tjetër turizmi. Tregu vazhdon të absurbojë këtë shumë turistësh për këtë sasi monetare që po sjellin. Pas përfundimit të zgjedhjeve euro do fillojë në normalitetin e saj deri nga data 20 qershor dhe të kthehet në 114-115. Pastaj mendoj që do të ketë përsëri një zbritje 2-3 pikë përqindje sepse normalisht rritet fluksi i turistëve dhe kjo do sjellë që ata do të shpenzojnë në monedhë të huaj më shumë dhe do kemi përsëri një sasi më të madhe të kësaj monedhe në treg. Pra euro duhet të ndjekë ciklin normal të saj që të rikthehet më pas nga mesi i shtatorit përsëri në këto nivele 114-115 deri në 117 maksimumi“, theksoi ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco