VIDEO-SYRI TV/ IKMT mësyn te prona e numëruesit të Belerit, banorët përplasen me policinë

21:11, 17/05/2023
A+ Aa A-

Tensione të forta janë shënuar në Dhërmi, ku IKMT dhe Forcat xheniere kanë mësyrë për të shembur hotelin me 4 kate të numëruesit të votave të Fredi Belerit. Banorët janë përplasur me policinë për të kundërshtuar prishjen, të cilën e quajnë hakmarrje të Edi Ramës, pasi hoteli është me dokumentacion të rregullt legalizimi. Sipas tyre, kjo bëhet vetëm sepse Beleri mundi kandidatin e PS dhe Fjorentin Beli, ishte numërues në KZAZ-në e Himarës.

Nga SYRI TV

Vetëm dy ditë pasi kandidati i opozitës Fredi Beleri u shpall fitues i zgjedhjeve për Bashkinë Himarë, duke mundur Jorgo Goron e PS,

fadromat e IKMT, shoqëruar nga forcat e policisë, kanë mbërritur në Dhërmi.

Mjetet e IKMT si dhe forcat xheniere pritet të shembin të enjten me shpërthim hotelin me katër kate të Fjorentin Belit, i cili ishte numërues i Belerit në KZAZ-në e Himarës.

Siç duket edhe nga pamjet ka patur mjaft tensione ku banorët kundërshtojnë këtë prishje.

Krsitaq Beli, babi i numëruesit, tha se kjo është një hakmarrje e po ashtu edhe banorë të tjerë e kanë dënuar këtë akt ku do shembet ky hotel dhe pse është i legalizuar.

Fjorentin Beli ka qenë anëtar i grupit që numëroi kutinë e fshatit Kudhës, ku edhe Beleri doli në avantazh, duke përmbysur Goron me 19 vota më shumë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco